Avokati i Sylës i reagon “Znaçkës”, Azemi nuk është kontaktuar nga asnjë Prokurorë i Gjykatës Speciale

Aktuale

Avokati i Sylës i reagon “Znaçkës”, Azemi nuk është kontaktuar nga asnjë Prokurorë i Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 21:53
Azem Syla

Avokati Besnik Berisha, i ka reaguar gazetarit Milaim Zeka – Znaçkës sa i përket një deklarate të tij, ku tha se Azem Sylës i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Zeka në një emision televiziv ka folur rreth deklaratave që ka bërë rreth ngritjes së aktakuzës ndaj Azem Sylës dhe Adem Grabovcit nga Gjykata Speciale.

“Unë kam deklaruar në bazë të informacioneve të mija dhe ato janë kredibile. Azem Sylës, unë e kam informacionin se prokurorët e Speciales i kanë thënë që këtë javë të mos largohet nga Kosova”, ka thënë Zeka

Ai ka thënë se aktakuza pritet t’i konfirmohet edhe Adem Grabovcit, duke marrë parasysh detyrën që ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

E kjo ka bërë që Berisha të reagon ku thotë se, Syla nuk është kontaktuar asnjëherë nga asnjë Prokuror.

 “Me pak fjale, kjo është absolutisht e pavërtetë!

Z. Azem Syla nuk ka kontaktuar asnjëherë me asnjë Prokuror dhe i gjithë komunikimi me Prokuroret e Specializuar deri më tani është zhvilluar përmes meje si mbrojtës i tij.

Deri me sot, nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga Prokurorët e Specializuar, madje as që mund të ketë kërkesë të kësaj natyre sepse liria e lëvizjes nuk mund të cenohet nga askush, pa një vendim të Gjykatës”, shkruan Berisha në Facebook, përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se, nuk ka logje juridike që të ketë aktakuzë nga Dhomat e Specializuara kundër Azem Sylës.

“Pavarësisht kësaj, nga ajo që unë kam perceptuar me rastin e intervistimit të z. Syla në Hagë si dhe bazuar në zhvillimet e fundit, gjykoj se nuk ka asnjë logjikë juridike që të ketë aktakuzë nga Dhomat e Specializuara kundër z. Azem Syla”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat