Rakiq për djegien e billbordit “Liria ka emër”: S’do ta lejoja këtë vandalizëm

Aktuale

Rakiq për djegien e billbordit “Liria ka emër”: S’do ta lejoja këtë vandalizëm

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 13:47
Goran Rakiq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se se përfaqësues i Qeverisë, nuk do të lejonte djegien e billbordit ”LIRIA ka EMËR”, që ka ndodhur në Graçanicë.

Ai e ka quajtur këtë vandalizëm.

Këto komente ai ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Medie, kur është pyetur nga Arbëresha Kryeziu e Vetëvendosjes.

Ajo pyeti nëse një veprim i tillë është bërë me urdhër të Beogradit.

Por Rakiq, tha se nuk ka informacione për një gjë të tillë, dhe si përfaqësues i Listës Serbe do t’i japë përgjigje Kryeziut nëse shkon në zyrën e tij.

“Kam ndjenjën, që ju kini ndjenjën se ju po më parashtronin pyetje jashtë rendit të ditës. Unë për herë të parë po e dëgjoi këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua dhe unë si zvkryeministër nuk do të lejoja një vandalizëm të atillë. Nëse dëshironi pyetje për këtë, si përfaqësues i Listës Serbe do të ju them kur të vini në zyrën time”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat