Kokaj i VV-së e ngatërron Zemajn me studentë, e zë ngusht me pyetje shkencore

Aktuale

Kokaj i VV-së e ngatërron Zemajn me studentë, e zë ngusht me pyetje shkencore

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Jahja Kokaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, me terma shkencorë, në seancën e sotme të Kuvendit ka konstatuar se çdo i infektuar me COVID-19 është një bombë.

“Çdo njeri që infektohet, mund të bëhet bombë e re për njerëzit e Kosovës”, ka thënë Kokaj pasi ka bërë një analizë të stërngarkuar me terma shkencorë, të cilët ai nuk beson se i kupton ministri i Shëndetësisë.

Ai e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë se a po bëjnë “matje të sekuencës gjenetike”, sipas të cilës, sipas Kokajt, mund të kuptohet se si shpërndahet virusi dhe nga ka ardhë.

“A keni ekspertë gjenetikë, ekspertë matematikorë?”, ka pyetur Kokaj.

“Ka shumë gjëra shkencore për të cilat s’besoj që jeni kompetent të përgjigjeni. Nëse përgjigjeni, do t’u bëj edhe pyetje tjera shkencore”, ka thënë deputeti Kokaj në fund të fjalës së tij.

Pasi Kokaj mbaroi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, s’deshi t’i replikojë, por u dëgjua duke thënë “Ma shumë është tu ligjëru bre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat