Sejdi Hoxha: Nëse shteti nuk vepron shpejtë, shumë qytetarë do të mbesin pa punë

Aktuale

Sejdi Hoxha: Nëse shteti nuk vepron shpejtë, shumë qytetarë do të mbesin pa punë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:11
Sejdi Hoxha

Deputeti i PDK-së Sejdi Hoxha, ka deklaruar se qeverisë Hoti iu deshën 6 muaj që ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e tani as pas 4 muajsh nuk po arrijnë që ta votojnë në lexim të dytë këtë projektligj.

Ai ka thënë se humbjet e bizneseve gjatë kësaj kohe kanë qenë me shifra marramendëse, rreth 1 miliardë euro, sipas të dhënave të nxjerra nga institucionet financiare në vend.

Një situatë e cila do të duhej të paraqiste alarm për Qeverinë sipas Hoxha, sot po dëshmohet se nuk po ndodh, meqë në sallë nuk ishte prezentë askush nga kabineti qeveritar.

Ai ka thënë se nëse nuk ndërmerret diçka nga ana e shtetit, do të mbesin shumë qytetarë pa vende pune.

‘Sa është alarm shqetësues po shihet mungesa e ministrave të qeverisë, e as ndonjë përfaqësues. Nëse e marrim të dhënat e publikuara rreth 25 mijë punonjës të sektorit privat mund ta humbasin vendin e punës e nëse vonohet qeveria në dhënien e ndihmës kjo mund të shkoj deri në 50 mijë”, tha Hoxha

Hoxha deklaroi se kishte paralajmëruar se nëse nuk do të kishte kujdes të shtuar në shkolla, do të bëhej mbyllja e tyre, gjë e cila tashmë ka filluar të ndodh në shumë shkolla anë e këndë Kosovës.

“ Ju kam thënë para disa muajve, nëse nuk e rrisni kujdesin në shkolla shkollat duhet të mbyllen. Kemi kërkuar që të bëhen dezinfektim, ju nuk morët masa, sot shumë shkolla janë të mbyllura në Kosovë”, tha Hoxha.

Ai tutje deklaroi se pozita duhet të jetë bashkëpunuese, duke kritikuar kështu qeverinë Hoti, se nuk ka Bshkëpunuar me opozitën dhe nuk ka përkrahur asnjë iniciativë të saj, konkretisht të PDK-së, për tejkalimin e kësaj situate.

Hoxha i ka thënë shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që të mbledhin deputetët e tyre, e të votojnë sa më parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e nëse kjo nuk mund të bëhet atëherë të kërkojnë ndihmën e opozitës e të mbështesin pakon e tyre ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat