Me emër dhe mbiemër/ Deklaratat që mund ta dënojnë Hashim Thaçin, ja akuzat e rënda për vrasje

Aktuale

Me emër dhe mbiemër/ Deklaratat që mund ta dënojnë Hashim Thaçin, ja akuzat e rënda për vrasje

Nga: P.R Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron i burgosur në Gjykatën Speciale. Në paraqitjen e parë në seancën publike para gjykatësit, Thaçi i mohoi të gjitha akuzat me të cilat e ngarkon Gjykata Speciale.

Por, në të kaluarën ka pas akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ku ka qenë i akuzuar publikisht për vrasjen e anëtareve të LDK-së.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë video kur ish deputeti i LDK-së, Gani Geci dhe Imer Imeri, vëllai i anëtari të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, e akuzojnë për vrasjet e rënda që kanë ndodhur në Kosovë.

“Unë po i kërkoj Thaçit, sepse fal Zotit sjam vrarë, e dy shokët e mi janë vrarë. Hashim Thaçi po din si e ka shpall Haki Imerin, le t’i shpall Besim Dajakun e Bekim Kastratin, që i ka vrarë me urdhër të tij, sepse parat i ka dhënë Gani Thaçi, vëllai i tij, e i kanë ndarë paratë me disa kriminelë”, kishte thënë Geci ditën kur është rivarrosur ish Ministri i Mbrotjes, Ahmet Krasniqi.

“Hashim Thaçi duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale , po mundohet që secilin nga viktimat ta bëj hero dhe me të vërtetë kemi qenë heronj e ai s’ka pasur nevojë të na bëj fare sepse kemi luftuar për Kosovën. Ne ia kemi lëshuar Thaçit krejt Kosovën në dorë. Nuk munden më me i hedh hi syve këtij populli, me i vra e me ardh me i kajt ndërsa kur u vra Ahmet Krasniqi, cili prej tyre ishte aty, asnjëri. Cili prej tyre edhe ministrave kanë marr pjesë në varrim, asnjë. Kjo është ceremoni politike, për ministrin e parë të mbrojtjes së Kosovës që e deshi shumë Kosovën dhe ishte nip i Zhilivodës, nip i familjes më patriotike në Kosovë”, kishte deklaruar ndër tjerash Geci.

Madje Geci kishte paralajmëruar se me Hashim Thaçin do të ballafaqohet në Gjykatën Speciale.

“Thaçi me mua do të takohet në gjykatën speciale, do të ballafaqohem drejtpërdrejt me të në lidhje me komunikatën e 59 sepse aty ai e ka shkruar sikur për mua edhe shumë anëtarë të tjerë të LDK-së vrasje politike që gjithë bashkësia ndërkombëtare i ka hetuar si vrasje të tilla. Kërkoj prej Thaçit të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, ti lë shkëmbimet e territoreve, këto përralla sepse një ditë do të bëhet boll dhe nuk duam ta kallim këtë vend, ne duam ta ruajmë këtë vend. Ata me argatë e tyre, me dhjetëra herë tentuan të më vrasin mua, un jam gjallë falë zotit. Unë po tutem që kam me vdek, por po tutem që kam me vdek para se me u përball me Thaçin. Do të jem dëshmitar në Specialen, do të dëshmoj për krimet politike që i ka bërë Thaçi në Kosovë edhe pas luftës. Ai nuk i ka parë asnjëherë serbët, ai ka luftuar vetëm me shqiptarë, ka vrarë vetëm familjet më të mëdha në Kosovë. Të gjithaq familjet patriotike i ka vrarë, unë jam gjallë pahiri, vetëm për t’iu treguar juve sot këtu”, kishte thënë Geci gjatë ceremonisë së rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit.

Po ashtu akuza të rënda për vrasje kishte drejtuar edhe vëllai i Haki Imerit, Imer Imeri ani pse më vonë u pajtua me Hashim Thaçin.

“Pas vrasjeve në Kosovë qëndron Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti, edhe i dinë këta shokët e vet, këta duhet të tregojnë”, kishte thënë Imer Imeri, ku përgjegjësinë për vrasjet në Kosovë e hidhte tek Hashim Thaçin, Rexhep Selimi e Xhavit Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat