Sami Lushtaku dhe Ganimete Musliu vizitojnë ish-deputeten Flora Brovina

Aktuale

Sami Lushtaku dhe Ganimete Musliu vizitojnë ish-deputeten Flora Brovina

Nga: N. H Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:53
Sami Lushtaku, Ganimete Musliu dhe Flora Brovina

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhtë e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kanë vizituar ish-deputeten Flora Brovina.

Lushtaku për Brovinën thotë se ajo për dekada me radhë ishte aktiviste e njohur dhe e zëshme, e cila ishte dënuar me 12 vite burg nga regjimi serb për shkak të veprimtarisë patriotike të saj.

Nënkryetari i PDK-së përmes një shkrimi në Facebook, i ka uruar jetë të gjatë e shëndet të plotë ish-deputetes Brovina.

Ja shkrimi i Lushtakut:

Së bashku me deputeten Ganimete Musliu, vizituam poeten, ish të burgosurën politike, veprimtaren për të drejtat e njeriut, aktivisten politike e ish deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Flora Brovina.

Ajo për dekada me radhë është aktiviste e njohur dhe e zëshme, e cila ishte dënuar me 12 vite burg nga regjimi serb për shkak të veprimtarisë patriotike të saj.

Zonjës Brovina i dëshiroj jetë të gjatë e shëndet të plotë. SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat