Ahmeti: Askept akut i krizës edhe shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv

Aktuale

Ahmeti: Askept akut i krizës edhe shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv

Nga: A.Z Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 21:48
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se përpos krizës ekonomike janë edhe shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv që janë të papërballueshme dhe shkojnë minimum prej 50 deri në 400 euro, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se këtu nuk po flasim për bukë, asistenë sociale apo ndihmë për papunësi, por, për teste, rentgen dhe barnat që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik.

Postimi i plotë:

Përpos krizes ekonomike të përgjithshme, është edhe një aspekt akut i krizes. Shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv nga xhepi janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve. Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit - nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore, ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore.

P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik

Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat