Ish-agjenti i SHIK-ut, tregon skenarin e djegies së billbordit “Liria Ka Emër” në Graçanicë

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut, tregon skenarin e djegies së billbordit “Liria Ka Emër” në Graçanicë

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 21:51
“Liria Ka Emër”

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas djegies së billbordit “Liria Ka Emër” në Graçanicë.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ky mund të jetë një skenar i përgatitur nga serbët por edhe nga shqiptarët.

E krejt kjo sipas Miftarit ka për qëllim përvetësimin e kësaj fushate “Liria Ka Emër”.

Miftari thotë se më mirë është dashur që në ata billborda të vendosen, emrat e shqiptarëve të vrarë, apo fëmijëve të vrarë nga shteti serb, ose emrat e kufomave të të zhdukurve sesa ato fotografi.

Sipas tij, emri i lirës së Kosovës nuk është Hashim Thaçi e as Kadri Veseli, por janë mijëra dëshmorë që ranë për këtë tokë.

Reagimi i plotë:

Liria në Kosovë tentohet të blihet edhe të përvetësohet me pare dhe reklama.

Incidenti i kalljes së reklamës të klanit të multi milionerëve Thaçi-Veseli afër Graqanices mundet shumë lehtë të jetë "incident" skenar i përgatitur nga Serbët edhe nga Shqiptarët..!

Pse mos me qenë në reklamë ‘liria ka emër’ emrat e fotot e 15.000 Shqiptarëve të vrarë, pse mos me qenë emrat e mbi 1300 fëmijëve të vrarë nga shteti i Serbisë, pse mos me qenë në reklamë emrat e mbi 1640 kufomat të zhdukura të Shqiptarëve nga shteti Serb.

Le mos boni filma se emri i lirisë së Kosovës nuk është Hashim Thaçi as Kadri Veseli por janë mijëra dëshmorë tanë, janë invalid e mbi 14.000 luftëtarë të UÇK, janë edhe dhjetëra mijëra civil të vrarë, të dhunuar e një milion të dëbuar shqiptarë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat