Tentoi t’i përfitonte rreth 129 mijë euro nga një kompani në Fushë Kosovë

Aktuale

Tentoi t’i përfitonte rreth 129 mijë euro nga një kompani në Fushë Kosovë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 09:25
Foto Ilustrim

Rreth 129 mijë nga kompania “Metal Teknika Asllani” në fshatin Bresje të Fushë Kosovës kanë mundur të shkonin në një adresë të gabuar, nëse mashtrimi nuk ishte vërejtur me kohë.

Drejtori i kësaj kompanie ka thënë për media se dikush ka ndërhyrë në një profakturë, duke ndryshuar numrin e xhirollogarisë së kompanisë në të cilën ai do të transferonte këtë shumë parash.

Ai tha se këtë ndërhyrje e ka vërejtur dje rreth orës 09:00, para se ta kryente transferin.

Sipas tij, shuma të cilën ai donte ta transferonte në xhirollogarinë e kompanisë tjetër ishte rreth 129 mijë euro.

“Ne kemi dashur të bëjmë një transfer parash në llogarinë e një kompanie me të cilën punojmë, por e kemi vërejtur se dikush ka ndryshuar numrin e llogarisë bankare në të cilën do të bëhej transferi. Në profakturën që kemi pasë me e bë transferin, është ndryshuar xhirollogaria, është vendosur e tyrja dhe na kanë thënë që ta bëjmë pagesën në bazë të asaj profakture. Por, fati ne e kemi vërejtur, kemi kontaktu me kompaninë që punojmë dhe nuk e kemi kryer pagesën. Shuma të cilën kemi pasë me e transferu ka qenë rreth 129 mijë euro”, tha drejtori i kësaj kompanie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat