Përfundon seanca gjyqësore, Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në qershor 2021, mbrojtja e quan absurde

Aktuale

Përfundon seanca gjyqësore, Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në qershor 2021, mbrojtja e quan absurde

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 11:37
Pala mbrojtëse gjatë konferencës statutore.

(E plotësuar 14:48) - Ka përfunduar seanca gjyqësorë në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo ishte paraqitja e dytë e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së para gjyqësisë në Hagë.

Në këtë seancë u diskutuan çështjet procedural, si ajo e paraburgimit dhe masat e tjera të sigurisë.

Pala mbrojtëse në disa raste paraqiti mos-pajtimet që kanë të bëjnë me materialet e prokurorisë si dhe kërkuan lirimin me kusht e klientëve të tyre.

Kërkesa për lirim me kusht të Thaçit, kështu i përgjigjet gjykatësi

Avokati i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se do të kërkojë lirimin me kusht të tij.

“Është e nevojshme të dorëzoni një aplikim, nuk është se e kemi mbyllur derën për këtë, por më duket se në bazë të kornizës ligjore, duhet të bëni kërkesë për lirim me kusht që të vijojmë me këtë proces”, ka thënë gjykatësi i Speciales, Nicolas Guilloi.

Letra me prokurorinë që mundësoi dorëzimin vullnetar të Veselit – Flet Emmerson

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në seancën e sotme të Speciales ka folur për formën e dorëzimit të ish-kreut të Kuvendit  për në Hagë.

Emmerson ka thënë se  prokurori ka dëgjuar parashtrimet për Veselin.

Ai tha se ky bashkëpunim u krye para aktit të arrestimit eventual ndaj tij.

“Nuanca dhe ndryshimi mes meje dhe zotit Hooper, pra në përgjithësi janë parashtrime të ngjashme. Për dallim nga zoti Thaçi, prokurori ka dëgjuar parashtrimet për zotin Veseli. Disa javë përpara fillimit të procesit unë i shkruajta zotit Smith që pse zotit Veseli duhet t’i besohet për pikën e dorëzimit vullnetar, dhe kam kënaqësinë të them që ky proces qoi në një bashkëpunim dhe u krye paraprakisht para aktit të arrestimit”, tha ai.

Tutje, ai tha se nuk e ka të qartë nëse kjo letër i është treguar edhe gjykatës, mirëpo se siç u shpreh ai, prokuroria pas të njëjtës kishte nisur negociatat për dorëzimin vullnetar të Veselit.

“Unë nuk e kam të qartë në qoftë se kjo letër që është shkëmbyer mes meje dhe prokurorisë iu është treguar juve si gjykatës, ngase prokuroria vet pas kësaj letre nisi negocitatat me mua lidhur me dorëzimin vullnetar të zotit Veseli”, tha ai. 

14:19 Avokati i Thaçit kërkon lirimin me kusht të ish-presidentit

David Hooper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që ky i fundit të lirohet me kusht.

Hooper ka thënë se nuk i pranojnë në asnjë moment kriteret për burgosjen e Thaçit.

“Çështja është një çështje shumë e rëndësishme, duke e marrë parasysh mbajtjen në burgimit të zotit Thaçi. Në seancën e parë, javën e parë, ne e thamë qartë se nuk i pranojmë për asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaçi, që parashikohet në nenin 41. Kështu që, në këto rrethana, është synimi i tij që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht”, tha ai.

***

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon që gjykimi të mos fillojë para verës 2022

Në seancën e sotme në Dhomat e specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zyra e Prokurorit të Specializuar propozoi që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021, por kjo u kundërshtua nga mbrojtja, sipas së cilëve duhen së paku 18 muaj për hetime dhe gjykimi mund të nisë në verë 2022.

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper e quajti absurd propozimin për fillim të procesit gjyqësor në vitin e ardhshëm.

Prokuroria bërë të ditur do t’i dorëzojnë mbrojtjes rreth 10 mijë materiale shfajësuese jo më vonë se dorëzimi i materialeve në mbështetje të aktakuzës.

Lawson: Nuk ka arsye që gjykimi të mos fillojë verën e vitit 2021

“Synojmë të ndjekim urdhrin e juaj për masa mbrojtëse, në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të ftilluar hetimet menjëherë, ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Realiteti është që nga informacionet që ka tani mbrojtja, është e njoftuar me çështjen, nuk është befasi për mbrojtën. Nuk ka arsye që gjykim i kësaj të mos fillojë në verën e vitit 2021”, tha prokurorja Claire Lawson.

Por mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper kundërshtoi afatin e Prokurorisë për të nisur gjyqi në qershor të vitit 2021. Ai tha se mbrojtjes i nevojiten 18 muaj së paku deri në fillimin e gjykimit.

Hooper theksoi se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale prej hetimeve të tjera që janë kryer shumë vjet më parë.

Hooper: Propozimi për të filluar gjykimi në qershor 2021 është absurd

“18 muaj do të na duhen para se të mund të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Për mendimin tim, propozimi që ky gjykim të fillojë në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar. Ndoshta do të fillojë në verë në qershor, por jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegët e tjerë. E dyta, sa i përket aktakuzës kur ke përpara një aktakuzës që është e redaktuar, për shembull një fjali kur thotë ‘në një ditë’ dhe nuk jepet dita apo data, kjo nuk është një format adekuat me fjalë të tjera, redaktimi duhet të jetë një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, tha Hooper.

Edhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson mbështeti avokatin Hooper tha se gjyqi nuk mund të fillojë verën e vitit 2021 duke theksuar se u duhen së paku 18 muaj për hetime. Ai ka pasur kritika për kohën e shkurtë për mobilizim të mbrojtjes.

Emmerson: Përvoja me Tribunalin ka treguar se mund të ketë prova false

“Është e qartë, bazuar në përvojat e gjykimeve në Tribunalin për ish-Jugosllavinë, kundër anëtarëve të UÇK-së, gama dhe natyra e hetimeve që kërkohen të bëhen nga mbrojtja do të jenë mjaft të mëdha. Akuza e prokurorisë është ndërtuar, janë bashkuar disa akuza të ndryshme, nga zona të ndryshme, janë përmendur shumë emra njerëzish, dhe njerëz që pretendojnë se kanë qenë anëtarë të UÇK-së kanë sajuar akuzat. Nga kjo përvojë e mëparshme në Tribunalin e Jugosllavisë, na ka treguar se mund të kenë prova false që janë paraqitur në shumë raste nga prokuroria. Ndoshta prokuroria nuk e di që kanë qenë false, por ne na duhet të bëjmë ekzaminim forenzik të fakteve të paraqitura”, tha ai.

Edhe David Young, avokat i Rexhep Selimit, tha se afatet kohore nga Prokuroria janë të papranueshme.

Young: Duhet kohë për të kryer hetimet

“Çuditem se si prokuroria mendon që të akuzuarit mund të prisnin që akuzat kundër tyre do të konfirmoheshin. Afatet kohore janë absolutisht të papranueshme. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për të bërë hetimet tona. Për të kryer hetime të thelluara, na duhet kohë e mjaftueshme dhe një kalendar pune që duhet të jetë i arsyeshëm”, tha ai.

Kundër afatit të Prokurorisë për fillim të gjykimit në mesin e vitit 2021 u shpreh edhe Venkateswari Alagendra, mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Alagendra: Na duhet kohë e mjaftueshme

“Lidhur me përgatitjen e çështjes na duhet kohë e mjaftueshme, mjete të mjaftueshme, të përshtatshme, duhet që të bëhet vlerësimi i kësaj fjale në kuadër të rrethanave aktuale, të situatës COVID, duke marrë parasysh edhe kohën që ka pasur Prokuroria për të nxjerrë aktakuzën kundër katër të akuzuarve”, tha ajo.

Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjykatësi i procedurës paraprake bëri të ditur se në këtë konferencë nuk përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor, por ai tha se sa më shpejt që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga Prokuroria, aq më shpejt do të vazhdohet me procesin.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes do të vazhdojë pas një pauze prej 30 minutash.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u paraqitën para Speciales javën që shkoi, pasi aktakuzat ndaj tyre për krime të pretenduara të luftës u publikuan në fillim të nëntorit. Ata po mbahen në paraburgim dhe në paraqitjen e tyre të parë të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

13:49 Mbrojtja e Thaçit pati kundërshtime për materialet, prokuroria deklarohet për këtë

Pas një pauza 30-minutëshe, ka rifilluar seanca gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me të nisur sërish seanca, prokurorja speciale ka deklaruar se më 12 nëntor ka filluar bisedimet me palët dhe se propozimet e bëra janë në bazë të praktikës që është ndjekur në rastin Mustafa.

“Në ngritjen e përgjigjeve që janë marrë nga disa prej ekipeve mbrojtëse ne zhvilluam edhe një propozim tjetër të hënën në mëngjes. Jemi në dispozicion për të diskutuar këtë temë më tutje, në bazën e diskutimit mes palëve.Ajo që e kam përmendur edhe një herë në këtë gjykatë është kërkesa që të gjithë palët sipas rregullës 109C, do të bëhet kategorizimi për provat material në masën që është praktike, pra brenda burimeve dhe mjeteve që janë në dispozicion. Kategorizimi s’duhet të bëhet barrë kaq e rëndë sa të pengojë procedurat gjyqësore. Formati në të cilën kërkohet kategorizimi dhe  koha kur duhet të bëhen janë të lidhura me njëra-tjetrën.Tabela e propozuar është në një format që prokuroria e ka propozuar që të jepet vetëm pasi të jepet dosja paraprake, nëse do të ndryshojnë afatet kohore, edhe formati duhet të ndryshohet”, tha ajo.

Tutje prokurorja deklaroi se nuk ka nevojë që të ketë legjenda të kësaj natyre për të lexuar materialet që janë në këto tabela.

“Së fundi nuk kanë nevojë që të ketë mjete legjenda të kësaj natyre për të lexuar materialet që janë në këto tabela.Pra të imponohesh në një kategorizim, do të bënte që të vonoheshin këto mjete të materialeve dhe do të ishte kundër produktive. Jemi në dispozicion që të diskutojmë me palët, këto çështje. Mbrojtja z.Thacit ka hedhur kundërshtim lidhur me materialet që janë dhënë nga palët që do të jepen tek gjykatësi sepse sipas tyre do të paragjykonte klientin e tyre. Prokuruaria mendon se eksesi i avokatit është çështje që duhet të vendoset nga gjykatësi, mendojmë që është me përfitim që gjykatësi t’i marrë këto materiale poashtu edhe paneli gjyqësorë që do të gjykojë çështjen. Mbrojtja sygjeron një panel me profesionistë s’do të jetë në gjendje të dallojë materialet që u dorëzohen atyre dhe ne s’e pranojmë këtë lloj propozimi”, shtoi ajo.

Prokurorja i kërkon Gjykatës Speciale që të marrë masa për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe viktimat

Zyra e Prokurorit të Sepcializuar s’është në gjendje që t’i nxjerrë shpejt provat që pretendojnë se i posedojnë për të mbështetur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, por kanë thënë se kanë qindra dëshmitarë, mijëra prova materiale dhe incizime që mbështesin pretendimet e tyre.

Prokurorja e zyrës së Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Gjykata Speciale të marrë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë.

“Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima. Parashtrimet do të dërghen para Gjykatës. Nuk mendoj se këtu ka ndonjë dallim mes prokurorisë e mbrojtjes”, ka thënë prokurorja.

“Materiali përfshin 1842 zëra, një pjesë e të cilave është në trajtën e deklaratave, 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre të zbardhura aapo transkripte”, ka thënë ajo duke folur për provat që posedojnë.

Ajo ka thënë se përkthimi i materialeve mbështetëse në shqip ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që kur është ngritur aktakuza.

Prokuroria Speciale: Në gjyq parashihet të paraqiten mbi 1 mijë e 500 prova

Prokuroria e Specializuar e ka përmendur sërish verën e ardhshme si afat për nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë në konferencën e sotme, që materialet do të nxirren dhe do t’i ofrohen mbrojtjes gradualisht.

Ajo tha se do të jenë rreth 1 mijë e 500 prova në gjyq.

“Sa i takon provave shkresore, prokuroria parashikon mbi 1 mijë e 500 prova në gjyq. Ajo që nuk mund të parashikohet është se në çfarë kohe do të nxirren materialet e caktuara.  Materialet do të nxirren gradualisht, dhe ato do t’u jepen palëve dhe mbrojtjes. Sa i takon afatit kohor, për afatin kohor të 31 majit, kjo datë është përcaktuar që gjykimi të shkojë sa më shpejtë”, tha ajo.

Kjo kërkesë është quajtur qesharake nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. 

Prokuroria e Hagës thotë se ka 50 dëshmitarë shtesë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Njëra nga Prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka thënë që kjo zyre në procesin e hetimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbështeten edhe në 50 dëshmitarë shtesë.

Prokurorja foli edhe për afatet kohore se kur do të përfundojë nxjerrja e këtyre materialeve.

“Këto materiale do të jenë të ndara në grupe, dhe ne si Prokurori mendojmë që data 31 maj 2021 do të jetë afati kur do të përfundojmë nxjerrjen e materialeve. Aktualisht tani nuk mund të identifikojmë se cili grup i materialeve do të nxirret tash. Materialet do të nxjerrën gradualisht dhe do ti jepen mbrojtjes”, tha prokurorja.

Në ndërkohë gjatë kësaj seance statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, prokuroja tha se për rastin e tyre deri më tani janë intervistuar 153 dëshmitarë.

Transkripti i plotë i intervistimit të Thaçit do t’i dorëzohet avokatit të tij

Po vazhdon seanca në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria e Specializuar ka thënë se shumica e provave janë  marrë vetëm kohët e fundit në kontrollet dhe sekuestrimet.

“Pjesa më e madhe e materialeve janë marrë vetëm kohëve të fundit vetëm si rezultat i kontrolleve dhe sekuestrimeve që janë bërë kohëve të fundit. Prokuroria po i përpunon këto materiale dhe brenda një afati kohor ne do t’i kthejmë ose asgjësojmë ato që nuk janë relevante, dhe të tjerat do ti nxjerrim në një kohë sa më të shpejtë”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se Prokurorisë duhet t’i jepet një diskrecion deri në nxjerrjen e materialeve mbështetëse dhe shfajësuese.

“Ndërhyrja gjyqësore mund të jetë e përshtatshme në disa raste kur palët nuk janë në gjendje të bien dakord me njëra tjetrën. Palëve duhet t’u jepet një lloj diskrecioni. Procesi që propozohet mund të jetë kundërproduktiv. Çdo ekip i mbrojtjes duhet të ketë materialet mbështetëse dhe shfajësuese. Në qoftë se do ta bëjmë këtë një nga një, do të marrte shumë kohë”, tha ajo.

Menjëherë pas kësaj reagoi avokati i ish-presidentit Thaçi, David Hooper.

“A mund të na jepet transkripti i plotë i intervistës së zotit Thaçi?”, tha ai.

Tutje,  kjo kërkesë u miratua nga Prokuroria.

“Kopjet e transkriptës do t’i dorëzohen në kuadër të materialeve mbështetëse në një afat prej 30 ditësh”, tha ajo.

Për fjalën e prokurorisë reagoi edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson.

“Unë e kam thënë pozicionin tim se cili është mendimi ynë. Duhet që prokuroria e para të kryej obligimet e veta. Prokurorisë duhet t’i jepet një kohë dhe diskrecion. Por do të shikojmë se si funksionojnë gjërat në praktikë që të japim pozicionin tone”, tha Emmerson.

Pas përfundimit të pikave që ishin të planifikuara për shqyrtim, seanca ka shkuar në pushim për 30 minuta.

13:11 Prokuroria e Specializuar e ka përmendur sërish verën e ardhshme si afat për nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë në konferencën e sotme, që materialet do të nxirren dhe do t’i ofrohen mbrojtjes gradualisht.

Ajo tha se do të jenë rreth 1 mijë e 500 prova në gjyq.

“Sa i takon provave shkresore, prokuroria parashikon mbi 1 mijë e 500 prova në gjyq. Ajo që nuk mund të parashikohet është se në çfarë kohe do të nxirren materialet e caktuara.  Materialet do të nxirren gradualisht, dhe ato do t’u jepen palëve dhe mbrojtjes. Sa i takon afatit kohor, për afatin kohor të 31 majit, kjo datë është përcaktuar që gjykimi të shkojë sa më shpejtë”, tha ajo.

Kjo kërkesë është quajtur qesharake nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. 

12:54 Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zyra e Prokurorit të Specializuar propozoi që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021.

Kjo u kundërshtua nga mbrojtja, sipas së cilëve duhen së paku 18 muaj për hetime dhe gjykimi mund të nisë në verën e vitit 2022. Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Davit Hooper e quajti absurd propozimin për fillim të procesit gjyqësor në verën e vitit të ardhshëm.

Prokurorja tha se nuk ka arsye që gjykimi mos të nisë në verën e vitit 2021.

E mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaci, David Hooper kundërshtoi afatin e Prokurorisë për të nisur gjyqi në qershor të vitit 2021.

Ai tha se mbrojtjes do u duhen së paku 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

Hooper theksoi se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale prej hetimeve të tjera që janë kryer shumë vjet më parë.

“18 muaj do të na duhen para se të mund të fillojmë dhe të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Për mendimin tim propozimi që ky gjykim të mund të fillojë në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta do të fillojë në verë, në qershor, por jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegët e tjerë, e dyta, sa i përket aktakuzës kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar për shembull një fjali kur thotë “në një ditë” dhe nuk jepet dita apo data, kjo nuk është një format adekuat me fjalë të tjera redaktimi duhet të jetë një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, tha Hooper.

Avokati i Rexhep Selimit: Prokuroria hetoi që pesë vite, unë erdha që një javë në Hagë

Avokati i Rexhep Selimit, David Young dhe avokatja e Jakup Krasniqit kanë kundërshtuar ashpër propozimin e Prokurorisë që gjykimi të fillojë në verën e vitit të ardhshëm.

Avokati i Selimit, ka thënë se parashtrimet e prokurorisë janë  zhgënjyese dhe absurde, dhe të njëjtat nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarve.

“Më duhet të them që në parashtrimet e prokurorisë janë zhgënjyese dhe absurde. Ato nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarve. Afati kohor i parashtruar nga prokuroria e tregon këtë. Prokuroria i ka pasur të paktën pesë vite, teksa unë në Hagë kam arritur një javë më parë. Unë çuditem, por me respekt duhet të them që afatet kohore janë absolutisht absurd. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për të kryer hetime të thelluara dhe një kalendar që duhet të jetë i arsyeshëm”, ka thënë ai.

Propozimin e ka kundërshtuar edhe avokatja Malajziane e Jakup Krasniqit.

“Nuk jemi fare dakord me parashkrimet të prokurorisë. Jam dakod me parashkrimet e avokatëve, kolegëve të mij. Lidhur me përgatitjen e çështjes ne na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme, përshtatshme dhe adekuate duke marrë parasysh edhe situatën me COVID-19”, ka thënë ai.

12:15  Prokurorja e Speciales: Do të hetohen disa materialet që u konfiskuan në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër Thaçi, Veselit, Selimi dhe Krasniqit.

Prokurorja e rastit ka thënë se ka mbetur që të hetohen një numër i materialeve që i kanë konfiskuar gjatë bastisjeve në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij hetimi. Prokuroria përpiqet që nxjerjrja e materialeve të jetë në rregull dhe pala mbrojteëse dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Sepcializuar.

***

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021.

Këtë propozim David Hooper, avokati i ish-presidentit,  Hashim Thaçi e ka quajtur absurd.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm një vit më pas e jo më 2021.

***

Avokati Hooper kundërshton propozimin e prokurores që gjykimi të nis në qershor të vitit të ardhshëm

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Kjo është seanca e dytë, pas asaj që u zhvillua javën e kaluar ku edhe u bë paraqitja e aktakuzave me të cilat ngarkohen katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Seanca e sotme cilësohet si seancë statusore, ku ecuria e kësaj çështje ka të bëjë me organizimin e çështjeve administrative dhe vazhdimin e gjykimit.

Gjatë seancës, prokurorja ka propozuar që gjykimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-s të filloj në qershor të vitit të ardhshëm.

Por këtë e ka kundërshtuar avokati mbrojtës i Thaçit, David Hooper.

Ai tha se në lidhej me çështjen për të cilën u deklarua Prokurorja në fjalë, nuk ka pajtim nga mbrojtja.

“Se nuk do të jetë befasi të gjithë kemi filluar me trajtimin e mbështetej në formë që ka filluar dhe do të na duhet kohë e nevojshme. Prokurorai ka kryer hetime dhe për mendimin tim mbi 5 vjet dhe ka pas në dispozicion material që janë nga hetime të tjera që janë kryer edhe shumë vite më parë. Dhe nga ana tjetër prokuroria ka kryer funksionet e tjera kryesisht para periudhës së covid-it.Ne po jetojmë në një botë që ndikohet nga rrethanat e COVID-it dhe për mendimin tim kjo duhet të merret parasysh dhe mendoj se të paktën 18 muaj do të na duhen përpara se të fillojmë të mendojmë për fillimin e këtij gjykimi. Për mendimin tim mendimi se mund të fillojmë në qershor është absolutisht absurd, kjo është një çështje e komplikuar ndoshta do të fillohet edhe në qershor por jo në vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas.Ju thash edhe një herë se këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegët e tjerë, e dyta sa i përket aktakuzës, kur kemi të bëjmë me aktakuzë që është e redaktuar”, tha Hooper.

Ai shtoi se redaktimi që i është bërë aktakuzave duhet të jetë në shkallën e duhur dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen.

“Nga përvoja në Gjykatën e Hagën dhe atë Ndërkombëtare, këto janë detyrat e rrënjësishme që kryhen nga oficerët përgjegjës dhe si rezultat kemi një defekt mjaftë të madh sa i përket përshtatshmërisë së nxjerrjes së materialit. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje me këtë çështje”, shtoi ai.

***

Ka nisur seanca  në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme do të diskutohen çështje procedurale, si ajo e paraburgimit dhe masat tjera të sigurisë.

Seanca e sotme është si lloj konference në të cilën do të shtrohen disa çështje që janë të lidhura me procedurën e këtij Tribunali.

Mbetet të shihet ndërkaq nëse në këtë seancë do të flasin edhe të akuzuarit.

Shtyhet për 45 minuta konferenca e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e paraparë të nis në orën 11:00 është shtyrë.Në një njoftim të bërë nga Dhomat e Specializuara thuhet se konferenca do të nis me 45 minuta vonesë.

“Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)“(1) Gjykatësi i procedurës paraprake mbledh një konferencë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundshme pas paraqitjes së parë të të akuzuarit dhe më pas nëse del e nevojshme për: (a) organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme, të mbrojtësit të viktimave për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykimin; (b) ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë; dhe (c) rishikimin e ecurisë së çështje gjyqësores dhe që palëve, e kur është e zbatueshme mbrojtësit të viktimave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen gjyqësore.”, thuhet në pikën e parë të rregullës së lartpërmendur.“(2) Me pëlqimin me shkrim të të akuzuarit që jepet pas këshillimit me mbrojtësin e vet të specializuar, konferenca për ecurinë e çështjes gjyqësore në bazë të kësaj rregulle mund të mbahet: (a) në praninë e të akuzuarit dhe me pjesëmarrjen e mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës; (b) në praninë e mbrojtësit të specializuar dhe me pjesëmarrjen e të akuzuarit nëpërmjet videokonferencës; dhe (c) në mungesë të të akuzuarit me praninë e mbrojtësit të specializuar, ose pjesëmarrjes së mbrojtësit të specializuar nëpërmjet videokonferencës.” , thuhet tutje në pikën e dytë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat