Transkripti i plotë i intervistimit të Thaçit do t’i dorëzohet avokatit të tij

Aktuale

Transkripti i plotë i intervistimit të Thaçit do t’i dorëzohet avokatit të tij

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 13:26
Hashim Thaçi

Po vazhdon seanca në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria e Specializuar ka thënë se shumica e provave janë  marrë vetëm kohët e fundit në kontrollet dhe sekuestrimet.

“Pjesa më e madhe e materialeve janë marrë vetëm kohëve të fundit vetëm si rezultat i kontrolleve dhe sekuestrimeve që janë bërë kohëve të fundit. Prokuroria po i përpunon këto materiale dhe brenda një afati kohor ne do t’i kthejmë ose asgjësojmë ato që nuk janë relevante, dhe të tjerat do ti nxjerrim në një kohë sa më të shpejtë”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se Prokurorisë duhet t’i jepet një diskrecion deri në nxjerrjen e materialeve mbështetëse dhe shfajësuese.

“Ndërhyrja gjyqësore mund të jetë e përshtatshme në disa raste kur palët nuk janë në gjendje të bien dakord me njëra tjetrën. Palëve duhet t’u jepet një lloj diskrecioni. Procesi që propozohet mund të jetë kundërproduktiv. Çdo ekip i mbrojtjes duhet të ketë materialet mbështetëse dhe shfajësuese. Në qoftë se do ta bëjmë këtë një nga një, do të marrte shumë kohë”, tha ajo.

Menjëherë pas kësaj reagoi avokati i ish-presidentit Thaçi, David Hooper.

“A mund të na jepet transkripti i plotë i intervistës së zotit Thaçi?”, tha ai.

Tutje,  kjo kërkesë u miratua nga Prokuroria.

“Kopjet e transkriptës do t’i dorëzohen në kuadër të materialeve mbështetëse në një afat prej 30 ditësh”, tha ajo.

Për fjalën e prokurorisë reagoi edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson.

“Unë e kam thënë pozicionin tim se cili është mendimi ynë. Duhet që prokuroria e para të kryej obligimet e veta. Prokurorisë duhet t’i jepet një kohë dhe diskrecion. Por do të shikojmë se si funksionojnë gjërat në praktikë që të japim pozicionin tone”, tha Emmerson.

Pas përfundimit të pikave që ishin të planifikuara për shqyrtim, seanca ka shkuar në pushim për 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat