Veteranët e quajnë puro politike seancën e sotme në Speciale për Thaçin dhe të tjerët

Aktuale

Veteranët e quajnë puro politike seancën e sotme në Speciale për Thaçin dhe të tjerët

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 13:28
Ilustrim

Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka reaguar në Facebook gjatë kohës sa është duke u mbajtur seancë dëgjimore për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët në Speciale.

Klinaku ka shkruar se kjo prokurori është puro politike, e që sipas tij ka për qëllim që të fitoj rastin pa prova.

“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve të cilët thanë se do t’iu bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, ka thënë Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat