Haradinaj vet i 70-ti i thyen masat anti-COVID, profesori i kërkon Policisë t’i dënojë

Aktuale

Haradinaj vet i 70-ti i thyen masat anti-COVID, profesori i kërkon Policisë t’i dënojë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Ramush Haradinaj

Profesori universitar, Ardian Gola, ka shpërndarë në Facebook një fotografi të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku shihet me shumë persona tjerë në bjeshkët e Jabllanicës. Gola i ka kërkuar Policisë së Kosovës ta zbatojë vendimin e Qeverisë për gjobitje të personave në këtë fotografi, pasi ata nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

“Ftoj Policinë e Kosovës me e zbatu vendimin e Kryeministrit Hoti!”, ka shkruar Gola në Facebook.

Në foton e shpërndarë nga Gola, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rreth 70 persona tjerë, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, kanë thyer masat anti-COVID, të cilat specifikojnë se ndalohet tubimi i më shumë se pesë personave në një vend.

Ndërkohë, Gola sot gjatë ditës ka treguar se është gjobitur për mosmbajtje të maskës, por ka bërë të ditur se nuk do ta paguajë këtë dënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat