Shpend Ahmeti propozon: Çdo qytetari të Prishtinës me Covid-19 t’i ndahen nga 50 euro

Aktuale

Shpend Ahmeti propozon: Çdo qytetari të Prishtinës me Covid-19 t’i ndahen nga 50 euro

Nga: A.Z Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:44
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal, që çdo qytetari të Prishtinës që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvecionohet me 50 Euro, përcjell “Bota sot”.

Ai më tej ka shtuar se tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit dhe shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat