Rukiqi: Ligji për rimëkëmbje ekonomike është viktimë e hesapeve të ndryshme politike

Aktuale

Rukiqi: Ligji për rimëkëmbje ekonomike është viktimë e hesapeve të ndryshme politike

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:33
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se mos votimi në lexim të dytë i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ka të bëjë me çështje të brendshme të koalicionit.

Rukiqi ka theksuar se ky ligj është viktimë e hesapeve të ndryshme politike.

“Ky ligj është duke u bllokuar duke prit negociata për çështje që nuk lidhën fare me ligjin. Po tash me gjasë ka mbetur peng i çështjeve që nuk lidhen me ligjin dhe që janë edhe brenda koalicionit qeveritar edhe me opozitë, ky ligj është viktimë e hesapeve të ndryshme në politikat ditore dhe që nuk do të duhet të ishte sepse rimëkëmbja ekonomike është interes nacional nuk është çështje partiake”, deklaron Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat