Lauka: Rama nuk është shquar kurrë si patriot – në vend që të jetë faktor bashkues, po ndez fitilin

Aktuale

Lauka: Rama nuk është shquar kurrë si patriot – në vend që të jetë faktor bashkues, po ndez fitilin

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i ka quajtur shpifje të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, deklaratat e dhëna drejt Lulëzim Bashës.

Lauka vlerëson se qëndrimi i Ramës për çështjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, është instrumental dhe hipokrit.

”Sa i përket shpifjeve të Edi Ramës, kundër kundërshtarëve të vet politikë. Sa e njoh Edi Ramën, ai nuk është shquar kurrë si patriot. Por ka qenë kozmopolit”.

”Edhe në 2013 kur u bë kryeministër, për nevoja të veta, për kapital politik u kujtua që për të marr poza patriotike ndoshta merr ndonjë votë sepse ende ka ndikim në elektorat ana patriotike atdhetare edhe në Shqipëri dhe Kosovë, – po t’ia heq këtë petk ai mbetet prapë ai kozmopoliti i formuar”.

”Sepse në vitet e fundit ai mbështeti tezën e ndarjes së Kosovës, ishte ndër të vetmit politikanë, që iu bashkua Hashim Thaçit dhe një grupi të vogël për ndarje të Kosovës”.

”Ai ka bërë disa deklarata kontradiktore, por them mendimin tim për atë njeri”.

”Më vjen keq për situatën që është katrandis. Nuk e di a ka pension për ta ndihmuar, por duhet ta ketë. Unë gjykoj nga heroizmi që ka bërë në atë kohë. E ka futur edhe nënën e tij në lojë”.

”Për këtë që ka bërë atë unë i heq kapelën atij. Ai kishte rënë plotësisht. Fati i tij mua më shqetësoi dhe nëse ka mundësi shteti i Kosovës, duhet ndërhyjë dhe ta ndihmojë atë”.

”Qëndrimi i Edi Ramës, është qëndrim instrumental dhe hipokrit. Instrumental që e përdor për vete, dhe hipokrit pra me dy fytyra”.

Sipas tij, kryeminsitri Edi Rama në vend që të jetë faktor bashkues ai po nxit përplasje, për shkak të zgjedhjeve.

”Në vend që të jetë faktor bashkues, ai (Edi Rama) po fut fitilin. Po e njollosë kundërshtarin e vet politik për 25 prillin”.

”Lulëzim Bashën, unë e njoh. Nuk kam ndonjë simpati për të – e kam kritikuar për largimin e amendamenteve, sepse ia la pushtetin krejt zotërisë Edi Ramës”.

”Unë e kam pas ministër Lul Bashën, si ministër është një nga dy personat që ka bllokuar dosjen time. Lulëzim Basha në këtë rast për Kosovën, s’ka as hak – as hile”.

”Ai ka qenë një nënpunës-  përkthyes, por nuk ka qenë vendimmarrës. Vendimmarrës kanë qenë të tjerët. UÇK-ja është e mbrojtur. E gjithë bota me u ngrit në këmbë, nuk e njollos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat