Buxhovi: Perveç anëtarëve të LDK-së janë vrarë edhe aktivistë të tjerë politikë, policë e deputetë

Aktuale

Buxhovi: Perveç anëtarëve të LDK-së janë vrarë edhe aktivistë të tjerë politikë, policë e deputetë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:02
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë  se nuk ka qenë asnjëherë kritik ndaj luftës së UÇK-së por ndaj atyre që pas luftës e kanë shfrytëzuar luftën për interesa të tyre.

Ai tha se nuk janë vrarë vetëm njerëz të LDK-së por edhe edhe 106 aktivistë të tjerë politikë, 96 pjestarë të UÇK-së si dhe policë e deputetë.

Buxhovi tha se ka pasur familje në Dukagjin të cilave ua kanë vrarë nga katër anëtarë, pjesëtarë të UÇK-së dhe askush nuk i ka përmendur.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ka qenë ndër luftrat më të fuqishme që shqiptarët e kanë bërë në këtë shekull, por në të njëjtën kohë kam thënë që kjo luftë e drejtë ka pasur edhe akterë të cilët janë përfshirë në të, prej profitereve e deri te shtresa tjetër e cila ka synu që luftën ta kthej në një favor të paqes. Unë nuk kam qenë kritik asnjëherë ndaj UÇK, jam kritik ndaj atyre që pas luftës, luftën e kanë shfrytëzu për interesa të tyre dhe po vazhdojnë edhe sot që ky diskursk të shfrytëzohet”

“Unë kam qenë kritik sepse janë vra njerëz të UCK-së, është e vërtetë, janë vra njerëzt të LDK-së, por jo vetëm njerëz të LDK-së. Janë vra 106 vetë aktivista të ndryshëm politikë, nuk janë vetëm të LDK-së. Janë vra 96 pjesëtarë të UCK-së, ka familje në Dukagjin që janë vra nga 4 pjestarë të familjes, pjesëtarë të UCK-së askush si ka përmend, është dashur edhe për ta të kërkohet përgjegjesi, janë vra edhe policë e deputetë”, ka shtuar Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat