Selmanaj akuzon deputetët e VV-së se po bëjnë politikë me të pagjeturit: Zoti ka me ua kthy!

Aktuale

Selmanaj akuzon deputetët e VV-së se po bëjnë politikë me të pagjeturit: Zoti ka me ua kthy!

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:59
Selmanaj dhe Bogujevci

Me përplasje të shumta po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për temën e të pagjeturit.

Deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së kanë pasur përplasje të ashpra me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj. Ata e akuzuan Selmanaj për deklaratat e tij se tema e të pagjeturve është “ezauruar”.

Ishte deputetja e VV-së, Sarada Bogujevci e cila tha se Selmanaj duhet të turpërohet para se të dalë dhe të flasë në foltoren e Kuvendit për çështjen e të pagjeturve.

“Ti nuk ki drejtë me dalë foltore dhe me folë ma për këtë çështje”, i tha ajo.

Selmanaj replikoi ndaj kësaj deklarate duke thënë se në Qeverinë ku ai është zëvendëskryeministër, tema e të pagjeturve nuk do të konsumohet derisa të gjendet edhe viktima e fundit.

Ai ka akuzuar deputetët e VV-së se po bëjnë politikë me viktimat, derisa në fund iu drejtua me fjalët: “Edhe mos dishim ne me ja u kthy, Zoti ka me ju kthy”.

“Besoni që po më vjen marre prej juve.  E lexoni vetëm atë çka po ju përshtatet. Në këtë qeveri tema e të pagjeturve nuk do të konsumohet deri sa të gjendet edhe viktima e fundit, Ju që bëni politikë me të pagjeturit, edhe mos dishim ne me ja u kthy, Zoti ka me ju kthy”, u shpreh Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat