MPMS dhe UNDP në përkrahje të punëkërkuesve për hapjen e bizneseve të tyre

Aktuale

MPMS dhe UNDP në përkrahje të punëkërkuesve për hapjen e bizneseve të tyre

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:38
Skender Reçica

Me qëllim të mbështetjes së vazhdueshme për punëkërkuesit në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, ka shpallur të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit 2020, për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se me anë të programit do të mbështeten punëkërkuesit e riatdhesuar, në hapjen e bizneseve të tyre të profileve të ndryshme, biznese që janë në gjendje ti mbijetojnë tregut konkurrues të punës. Kjo përkrahje e shtuar vjen në këtë kohë të përballjes me pandeminë COVID-19, në mënyrë që punëkërkuesit në Kosovë të ndjejnë edhe më shumë dorën kujdesit nga shteti.

“Vlen të theksohet se në Fazën e Parë të Programit të Vetëpunësimit këtë vit, ne kemi mbështetur 136 punëkërkues të riatdhesuar të cilët tashmë kanë hapur bizneset e tyre dhe kanë nisur punën”, ka thënë Reçica.

Të gjitha informatat shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në: https://mpms.rks-gov.net/shpallje/njoftime/ dhe https://aprk.rks-gov.net.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat