Basha pas eskalimit të situatës në Kuvend e quan palaço Selmanajn

Aktuale

Basha pas eskalimit të situatës në Kuvend e quan palaço Selmanajn

Nga: M.H Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:57
Dimal Basha

Deputeti nga radhët e VV-së, Dimal Bashës, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pak minutave që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Basha shprehët që komplet tensioni brenda Kuvendit ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturëve, transmeton “Bota sot”.

Më tej, deputeti thotë që kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi.

Postimi i plotë

Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturëve.

Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme.

Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat