A pati përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së e LDK-së, flet Kusari-Lila

Aktuale

A pati përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së e LDK-së, flet Kusari-Lila

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 15:15
Mimoza Kusari Lila

Seanca e Kuvendit ku ishte duke u zhvilluar interpelanca për të pagjeturit, është përcjellur me tensione mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.

Në një moment pati edhe përplasje, gjë që shty nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci që ta ndërpresë seancën.

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar atë që ndodhi në seancë.

Kusari-Lila tha se nuk ka pasur përleshje fizike.

“Nuk ka pas përleshje fizike, ka pas fjalosje dhe grumbullim të deputetëve e akuza por jo fizikisht askush me askënd nuk është përleshur”, ka thënë Kusari-Lila.

Seanca është paraparë të vazhdojë në orën 15:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat