Gërxhaliu: Asnjë nga punëtorët e IML-së nuk mbetet pa punë

Aktuale

Gërxhaliu: Asnjë nga punëtorët e IML-së nuk mbetet pa punë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 18:20
Arsim Gërxhaliu

Është çështje ditësh kur rregullorja e brendshme e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë ku përfshihet sistemi i punëtorëve në baqzë të arritjeve profesionale, do të hyjë në fuqi.

Mirëpo, diçka e tillë nuk po pritet mirë nga punëtorët e tanishëm të IML’së, pasi ata konsiderojnë se mundë të mbesin pa punë.

Për këtë arsye, ata kanë paralajmëruar edhe protestë. Mirëpo Arsim Gërxhaliu, drejtor i IML’së në një bisedë për T7 i ka siguruar ata punëtor se asnjëri nuk do të mbetet pa punë dhe se koeficienti i pagës nuk do t’i ulët asnjërit.

“Ankesat në Kosovë janë të garantuara me Ligj. Për këtë rregullore është duke u punuar thuajse që 4 vite. Ne e kemi ba një memorandum me ekspertët e Finlandës, por e kemi ndërprerë sepse kushton shumë. Tani jemi fitues të IPA projektit.

Mbetja pa punë është lajthitje e disa punëtorëve. Askush nuk do të mbetet pa punë. Askush nuk do të mbetet pa koeficient. Rregullorja hynë në fuqi në janar. Kjo rregullore parasheh që punëtorët të ristruktohen sipas përgatitjes profesionale. Pika e parë që e kamë thënë unë, ka qenë se nuk dot ë largohet askush nga puna”, ka deklaruar Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat