Vrasja e Ahmet Krasniqit, reagon ashpër Berat Buzhala, tregon kush asistoi në vrasjen e Kolonelit

Aktuale

Vrasja e Ahmet Krasniqit, reagon ashpër Berat Buzhala, tregon kush asistoi në vrasjen e Kolonelit

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:29
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ndaj Shqipërisë, sidomos pozitës dhe kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të cilin po e akuzojnë për hetimet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Shqipëri, kanë filluar ta sulmojnë Bashën për të cilin thotë se, ishte pjese e UNMIK-ut dhe ka punuar në mbledhjen e dosjeve kundër UÇK-së.

Atë e akuzojnë se ka marrë një kasatë.

Megjithatë gazetari Buzhala, këtë e sheh si punë “hajgare”.

Sipas tij, në Shqipëri është vrarë koloneli dhe Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi dhe askush nuk i jep pesë pare.

Madje akuzon se ai është vra para syve ose me asistimin e SHIK-ut të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Duhna me e pranu, aktualisht budallakia në Shqipëri po më duket ma atraktive se sa budallakia në Kosovë. Është duke ma marrë vëmendjen kaseta, mElaim Bellanica, hetimet Lul Bashes. Ma egzotike si temë.

E kane vra Ahmet Krasniqin midis te Tiranes, përpara syve të SHIK'ut të Shqipërisë, në fakt ndoshta me asistimin e SHIK'ut të Shqipërisë, e kërkush pesë pare nuk i ka dhanë, e tash kishe po mërziten për hetimet ndaj UCK'së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat