Si u dha urdhri nga Shtabi i Likovcit dhe Sabit Geci për arrestimin e Baton Haxhiut, kush e arreston kishte shpërblim 2mijë marka

Aktuale

Si u dha urdhri nga Shtabi i Likovcit dhe Sabit Geci për arrestimin e Baton Haxhiut, kush e arreston kishte shpërblim 2mijë marka

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:45
Baton Haxhiu

Janë publikuar disa fakte të reja, ndoshta për shumë kë të padëgjuara më parë se si nga Shtabi i UÇK-së në Likovc kishin dhënë urdhër për arrestimin e Baton Haxhiut.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari tregon për këtë ngjarje që ndodhi në kohë lufte në Kosovë.

Ishte viti 1998, kur nga Sabit Geci ishte dhënë ky urdhër për arrestimin e Haxhiut që njihej si bashkëpunëtor i ngushte i Ivica Stanishiqit.

Në atë kohë, Miftari tregon se ishte dhënë edhe një shpërblim, pra 2 mijë marka për këdo që e arrestojën Baton Haxhiun.

E tash, sipas Miftarit, i cili shkruan në Facebook, Haxhiu është këshilltar i Edi Ramës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Gjallë ose vdekur për lirin" që ka emër

Kishim një urdhër intern 1998 nga shtabi i Likocit nga Sabit Geci me arrestua gjallë ose vdekur kuririn i Ivica Stanishiçit (sot avokatin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin) z. Baton Haxhiun, edhe një shpërblim prej 2000 markash ishin ai që e arreston i pari Baton Haxhiun rast i vetëm që kishte një shpërblim për dikë!

Sot po i njëjti Baton Haxhiu përveç që kishte përcjell Kadrin e Hashimin nga Parisi në Tiranë ka kërcejnë nga aeroplani e helikopterët Francez i njëjti sot këshilltar edhe i Edi Ramës, mik e avokat i Kadri Veselit e Hashim Thaçit mbrojt i UÇK a din kush me më tregu çka ka ndodhur për para e çka po ndodh edhe sot?

S’po dihet hiq ka sa po shkon Pasuli besa as sandviçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat