Kur Saranda Bogujevci e turpëronte Ivica Daçiqin duke ia treguar para syve krimet serbe

Aktuale

Kur Saranda Bogujevci e turpëronte Ivica Daçiqin duke ia treguar para syve krimet serbe

Nga: D.RR Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:18
Kur Saranda Bogujevci e turpëronte Ivica Daçiqin duke ia treguar para syve krimet serbe

Një përplasje në distancë e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci me zëvendëskryeministrin e LDK-së, Driton Selmanajn, ka ngjallur reagime të mëdha në opinion.

Selmanaj e quajti në një mënyrë “gjëra koti” masakrën e familjes Bogujevci, duke thënë se deputetja e VV-së po e politizon këtë çështje.

Mirëpo vet Saranda bashkë me familjarë të saj, gjetën kurajo në vitin 2013 që përballë Daçiqit t’i ekspozonin krimet serbe.

Saranda Bogujevci, Jehona Bogujevci e Fatos Bogujevci tre nga pesë fëmijët që i kishin mbijetuar masakrës së tmerrshme të njësitit të paramilitarëve serb "Scorpion" në Podujevë, në vitin 2013 hapën ekspozitën “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, në Qendrës Kulturore në Beograd.

Aty e përballën Ivica Daçiqin, ish-zëdhënësin e Milloshevicit, me krimet ndaj familjes së tyre dhe popullit në Kosovë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat