Profili i Nehat Idrizit, kandidatit të ri për president të Kosovës

Aktuale

Profili i Nehat Idrizit, kandidatit të ri për president të Kosovës

Nga: D.RR Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:21
Nehat Idrizi

Nehat Idrizi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës dhe pikërisht ai vet e ka konfirmuar këtë lajm, shkruan “Bota sot”.

Idrizi bëhet personi i dytë që shpall kandidaturën zyrtare për postin e presidentit të Kosovës.

Idrizi i ka njoftuar të gjitha subjektet politike për kandidaturën e tij, prej të cilave ka kërkuar edhe mbështetje.

Kush është Nehat Idrizi?

Nehat Idrizi ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan gjatë vitit 1985. Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me 31.12.2012.

Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore, ndërsa në shtatorin e 2015 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Ndërsa më 10.02.2016 Idrizi u zgjodh kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, por para 11 muajsh dha dorëheqje nga ajo pozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat