Hamiti: Dëmet morale e financiare të veteranëve të rrejshëm janë të pamatshme

Aktuale

Hamiti: Dëmet morale e financiare të veteranëve të rrejshëm janë të pamatshme

Nga: A.Morina Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 20:29
Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti përmes një postimi në facebook ka ngritur përsëri çështjen e vetranëve të rrejshëm.

Hamiti i kategorizoi në dy lloje, vetaranët e rrenës dhe veteranët e rrejshëm.

"Dëmet morale e financiare të këtyre veteranëve për Kosovën janë të pamatshme. Do të vazhdojnë të jenë të tilla për sa kohë që shoqëria jonë i mban në gjirin e vet", dekaroi Hamiti, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Veteranët e rrejshëm dhe veteranët e rrenës

Veteranët e rrejshëm të luftës dhe veteranët e njëmendët të rrenës janë me mijëra, ndoshta me dhjetëra mijëra, në vendin tonë. Rrena i përbashkon.

Dëmet morale e financiare të këtyre veteranëve për Kosovën janë të pamatshme. Do të vazhdojnë të jenë të tilla për sa kohë që shoqëria jonë i mban në gjirin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat