Ambasadori austriak tregon nëse ka ndërruar qëndrim Austria për heqjen e vizave ndaj Kosovës pas sulmit terrorist

Aktuale

Ambasadori austriak tregon nëse ka ndërruar qëndrim Austria për heqjen e vizave ndaj Kosovës pas sulmit terrorist

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 20:50
Christoph Weidinger

Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger ka thënë se shteti i tij do të mbështesë Kosovën në rrugën europiane, duke theksuar se sulmi terrorist në Vjenë është një sulm që i është bërë qytetarëve nga disa terroristë dhe nuk ka të bëj me kombësinë e tyre.

I pyetur nëse sulmi terrorist që tmerroi Vjenën duke lënë 4 të vdekur edhe 17 të tjerë plagosur, Weidinger ka thënë se armiku ynë i përbashkët nuk është as një grup i caktuar i popullsisë e as anëtarë të një komuniteti fetar.

“Unë vetëm mund të përsëris atë që tha kancelari Sebastian Kurz menjëherë pas sulmit: Armiku ynë i përbashkët nuk është as një grup i caktuar i popullsisë e as anëtarë të një komuniteti fetar; armiqtë tanë janë ekstremizmi dhe terroristët. Andaj dhe gjatë diskutimit në Austri rreth sulmit, nuk luan ndonjë rrol etnia e dorasit. Qytetarët në Vjenë dhe Austri janë të vetëdijshëm se shumë nga forca e sigurisë që kanë mbrojtur dhe mbështetur njerëzit në mbrëmjen e sulmit dhe që këtë e bëjnë çdo ditë tjetër kanë prejardhjen nga Evropa Juglindore. Austriakët janë gjithashtu të vetëdijshëm se personi i parë i vrarë gjatë sulmit kishte të njëjtën prejardhje etnike si autori i krimit”, ka thënë ambadasori Christoph Weidinger për IndeksOnline.

Kujtim Fejzullai, 20-vjeçar, me origjinë nga një fshat në rrethinën e Tetovës, është i dyshuari kryesor për vrasjen e katër personave dhe plagosjen e 17  të tjerëve në Vjenë. Sulmi ndodhi me 2 nëntor në mbrëmje dhe më pas policia qëlloi për vdekje Fejzullain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat