​Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për çmimin e Remdesivir

Aktuale

​Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për çmimin e Remdesivir

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 01:10
Foto ilustrim

Pas raportimeve në media se medikamenti Remdesivir po shitet me çmim të lartë nëpër barnatoret e vendit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar me hetimin preliminar.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, i cili tha se tashmë hetuesit kanë filluar me procedurën paraprake.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimin preliminar për barin remdezivir pasi që është raportuar në media, se kompanitë të cilat kanë afaruar me këtë produkt kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese, duke vendosur çmime të tepruara (excessive pricing). Për t’i vërtetuar dhe forcuar këto dyshime, Hetuesit e AKK-së kanë filluar proceduren paraprake”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai siguroi se AKK, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të hedhur dritë mbi këto dyshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat