Lladrovci jep lajmin e trishtuar, vdes nëna heroinë e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së

Aktuale

Lladrovci jep lajmin e trishtuar, vdes nëna heroinë e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së

Nga: G.B Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:50
Qamë Demaku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Nëna heroinë, Qamë Demaku nga Abria, nëna e heroit e martires, nënë e pesë bijve luftëtarë të shquar të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, madje edhe dënimet e padrejta ndaj djemve të saj, përcjell Bota sot.

Lladrovci ka shkruar se Nëna Qamë ju dha bukë dhe kujdes edhe për heroin e heroinën, Fehmiun e Xhevën, sa ata kanë qëndruar në Abri.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes e miqve dhe ka thënë se ky është lajm i trishtë e dhimbja është e madhe.

Postimi i tij i plotë:

Lajm i trishtuar se nga ne u nda Nëna heroinë, nëna Qamë Demaku, nga Abria, nëna e heroit e martires, nënë e pesë bijve luftëtarë të shquar të UÇK-së.

Ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, madje edhe dënimet e padrejta ndaj djemve të saj.

Nëna heroinë, ngriti nga gjiri i saj, çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nënës heroinë, nënë qëndrestare.

Nëna Qamë ju dha bukë dhe kujdes edhe për heroin e heroinën, Fehmiun e Xhevën, sa ata kanë qëndruar në Abri, duke na lënë kujtimet krenare për Nënën heroinë, për fisnikërië e saj dhe nderimin e thellë tonin për të dhe familjen.

Dhimbja jonë për nënën Qamë është e madhe.

I përjetshëm është kujtimi për Nënën Qamë.

Ngushëllime të sinqerta familjes së madhe Demaku, miqve dhe dashamirëve të familjes.

Mbahuni të fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat