Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një kritik të hapur.
Kritika e tij është për ata që në këtë kohë pandemie po organizojnë ahengje, fejesa e ndeja familjare, organizime këto, sipas Rrahmanit, që po i ofendojnë rëndë ato familje që po përcjellin familjarët e vdekur pa i respektuar normat e traditës dhe të besimit.
“Çka po ju a merr mendja, a nuk kemi dhimbje për familjarët tonë? Kemi, edhe atë dhjetë fish më shumë, por po mundohemi të ndihmojmë që të ju shpëtojmë edhe Ju!!!”, shkruan ai në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Ju, që po organizoni në kohë pandemie ahengje, fejesa e ndeja familjare për pikë të qefit , duhet ta kuptoni se jeni ka i ofendoni rënd të gjitha ato familje që po përcjellin familjarët e vdekur pa i respektuar normat e traditës dhe të besimit.
Çka po ju a merr mendja, a nuk kemi dhimbje për familjarët tonë?
Kemi, edhe atë dhjetë fish më shumë, por po mundohemi të ndihmojmë që të ju shpëtojmë edhe Ju!!!