Zemaj viziton QKUK-në, thotë se klinikat janë të mbushura me pacientë

Aktuale

Zemaj viziton QKUK-në, thotë se klinikat janë të mbushura me pacientë

Nga: A.Morina Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar klinikat e QKUK-së, së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, Saudin Maliqin.

Zemaj vizitoi klinikat me qëllim për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19.

"Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës", shkroi Zemaj në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.

Bashkë ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat