“Shumica e dëshmitarëve në gjyqin special janë shqiptarë”, Haradinaj rrëfen ditët i mbyllur në Hagë

Aktuale

“Shumica e dëshmitarëve në gjyqin special janë shqiptarë”, Haradinaj rrëfen ditët i mbyllur në Hagë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj beson që nga gjykimi për lidershipin e Kosovës në Hagë do dalë e vërteta dhe për të shkuar tek e vërteta, ai thotë se duhet të krijohet një klimë korrekte e marrëdhënieve të Kosovës, me gjykatën.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Haradinaj foli edhe për ndjesitë e tij se si ka qnëë një ditë e tij i mbyllur në Hagë në pritje të dhënies së gjykimit. Ai po ashtu foli se çfarë pritet nga procesi dhe shtoi se shumica e dëshmitarëve pritet të jenë shqiptarë. Veten e tij ai e përjashtoi si dëshmitar.

Ajo çka dimë në deri tani është ç’ka është bërë e ditur nga aktakuzat, por prokurorët mund të ruajnë edhe surpriza deri në momentin e fundit, sa problematike është kjo për të akuzuarit?

Është një marrëdhënie jo shumë mirë e shpjeguar e Kosovës, me Dhomat e Posaçme, me gjykatën edhe kjo marrëdhënie nuk ka shkuar mirë. Unë mendoj se ne i kemi bërë disa gabime në Kosovë. Gabim ishte situata me dosjet e veteranëve, gabim është një fushatë publike me e diskretitu këtë gjykatë, ose me e minimizu me e qujt politike ose kundër UÇK, është gabim. Pse them është gabim, sepse pamundësohet ndoshta edhe një klimë kur e vërteta duhet të fitojë, e drejta duhet të dalë në dritë. Unë mendoj se ne si Kosovë, duhet t’ja shpjegojmë vetes më së pari. Ajo nuk është gjykatë politike. Politika e ka krijuar, pra parlamenti ynë e ka kërkuar, me kërkesë të politikanëve të Botës, por vendimmarrësit për gjykatë kanë qenë politikë, detyrat që i janë dhënë mandati, nuk kanë faj ata gjykatës për atë mandat, as prokurorët. Ata janë profesionistë, ata punojnë atje në bazë të kontratës, në bazë të punës, marrin pagat e veta, kryejnë punën. Pra ti nuk duhet me sulmu gjykatën se gjykata nuk e ka krijuar vetveten dhe nuk ka faj për asgjë, nëse dikush ka faj kemi ne ata që e kanë votu. Faji është te ne, te politika e Kosovës, ne e kemi votu atë gjykatë, ja u kemi dhënë detyrën. Ata në një farë mënyre vetëm po përmbushin obligimin e tyre nga një kontratë me ne dhe ne duhet me e ndihmu këtë gjykatë me e gjet të drejtën të vërtetën, që është pafajësia e të akuzuarve. Për këtë unë besoj që nëse krijohet një klimë korrekte e marrëdhënieve të Kosovës, me gjykatën që ne e kemi krijuar, ne duhet ta gjejmë fuqinë, me dalë e vërteta. Pra, nuk besoj që kemi arsye askush prej nesh, as me u frikësu, as me u shqetësu që s’ka me dalë e vërteta, që është lufta e pastër e UÇK dhe pafajësia e të akuzuarve. Prokurorët bëjnë punën e tyre në bazë të ligjit, kanë strategjitë e veta. ati i mirë është që nuk janë edhe gjyqtarë janë prokurorë. Nga përvoja ime në Gjykatë, pala që ndajnë drejtësinë janë gjykatësit. Janë profesionistë me integritet, prokurorët jam i bindur që bëjnë punën e vet, por edhe pala mbrojtëse bën punën e vet, pastaj gjykata vendos. Unë mendoj që ne duhet si Kosovë me e ndihmu këtë gjykatë me gjet të vërtetën, sepse e vërteta jemi ne. Kosova ka qenë viktimë. Nuk ka bërë e s’ka synuar krime ndaj askujt. Ka bërë luftë me u mbrojt vetë, me mbrojtë civilët e pafajshëm. Ju e shihni gjenden varreza masive sot në Serbi, pra çfarë arsye kemi ne me u frikësu prej gjykatës nëse ne jemi pala që ka qenë në mbrojtje të civilëve të pambrojtur.

Mund të na përshkruani një ditë në Hagë, si janë ndjesitë deri sa të dalë e vërteta? Me sytë tuaj në ç’pozicion i shihni?

Është vështirë të shpjegohet ajo ndjenjë se nuk është e njëjta çdo ditë. Në një ditë mund të jesh në atë ndjenjën e vetmisë, i humbur, i harruar, i lënë kush e di. Në një ditë tjetër në qendër të vëmendjes të sulmeve, të goditjeve që i merr, padrejtësive që të ndodhin e që është e padrejtë. Ka ndonjë ditë të vërtetës e të asaj mirëpo këto procese kërkojnë qëndrueshmëri pra nuk është punë një dite. Janë procese të gjata e të stërgjata, i imi ka zgjat 8 vjet. Procesi im ka pas një kosto jashtëzakonisht të madhe financiare, e në atë kohë nuk ishte edhe shtet i pavarur, nuk kishte fond shteti për mbrojtje, nuk kishim ligj si tani. Në atë kohë populli na ka përkrah, bashkëkombasit tanë na kanë përkrahë. Bindja ime është në shërbim të cdo dite e ajo ditë është dita e çekanit, dita e verdiktit. Pra, të gjithë duhet me qenë të qëndrueshëm me punu për atë ditë, për suksesin e asaj dite.

Nga zhvillimet e proçesit u kërkua që gjykimi të nisë në verën e 2021. Organi i akuzës foli për një numër të madh dëshmitarësh. Në dijeninë tuaj, kush mund të jenë a mund të ketë shqiptarë mes tyre?

Ata e lajmërojnë si kohë të parë, ashtu si kanë thënë në mesin ose verën e 2021. Unë nuk besoj se fillon në atë kohë. Do të ketë edhe vonesa të tjera, kështu ka qenë edhe praktika në rastin tim. Gjykimi për mua ka filluar diku në 17 muaj pas ndalimit edhe ka qenë ndër gjykimet që ka fillu më së shpejti. Këto janë procese shumë të stërgjatura. Dëshmitarët janë shqiptarë shumica. Mund të ketë edhe të tjerë. Jo të gjithë janë dëshmitarë që kanë akuza, një pjesë kanë shpjegime dëshmi për ngjarje, për zhvillime, por e gjithë materia atje e ka vlerën e vet. Cdo aspekt i dëshmisë e ka vlerën e vet, merr kohë realisht. Procesimi i gjithë evidencave merr vlerën edhe transkripte, dëshmi evidenca të mëhershme, e të gjitha vlerësohen nga një panel gjyqtarësh, por si procese janë tepër të ngadalshme e shumë të gjata.

A mund të jeni ju një prej dëshmitarëve?

Nuk kualifikohem si dëshmitar, për shkak se unë kam mbajtur pozicion ligjor të heshtjes. Pra edhe kur kam qenë vetë i akuzuar, edhe në çdo situatë unë nuk kam fol ndonjëherë para një misioni të ligjit për luftën. Pra e kam shfrytëzu të drejtën ligjore të heshtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat