A u arrestua për këtë nga Specialja? Kjo ishte pozita ‘sekrete’ e Jakup Krasniqit gjatë luftës

Aktuale

A u arrestua për këtë nga Specialja? Kjo ishte pozita ‘sekrete’ e Jakup Krasniqit gjatë luftës

Nga: P.R Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:33
Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi

Më 4 nëntor të këtij viti, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, u arrestua nga Gjykata Speciale dhe u dërgua menjëherë të nesërmen në Hagë pasi iu konfirmua aktakuza.

Por, Krasniqi që në Kosovë njihet më shumë si zëdhënës i UÇK-së, gjatë luftës kishte mbajtur edhe një post të rëndësishëm, e për të cilin fare pak është ditur në Kosovë.

Ka qenë njëri nga komandantët në UÇK, Naim Maloku, ai i cili ka bërë të ditur se Jakup Krasniqi ka qenë zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pra zëvendës i Azem Syles.

Këtë Maloku e ka bërë në një debat virtual në facebook me Ibrahim Kelmendin, ish udhëheqës i LPK-së. Ishte një postim i Kelmendit që nxiti reagimin e Naim Malokut.

“Ibrahim Kelmendi zakonisht nuk leshohem ne debate te tilla teper te lodhshme qe sillen ne nje rreth vicioz nga i cili s dilet kurr. E paske publikuar nje liste te SHP ne te cilen figuron edhe emri im dhe me detyron qe te mundohem te sqaroj te verteten time: Me 15.11.1998 jam emruar Oficer i Larte ne Derejtorine Operative te SHP te UÇK-s, i treti ne rang nga larte. Ne ate kohe ishte planifikuar per Drejtor/ Shef gjen. Ramiz Beiqi i cili ndodhej aktiv dhe ne detyre ne Armaten e BeH, tri here kam fole, ne telefon, personalisht me Te per dy muaj sa kam qendru ne seline e SHP. I dyti dhe eprori im ishte Sali Veseli. Ne mes 10 e 15.01.1999 me Urdher te shkruar, te protokoluar, dhe te nenshkruar nga zv. Kom i SHP te UÇK-s Jakup Krasniqi dergohem, me kerkese te vet Ramush Haradinajt,ne ndihme Zones Operative te Dukagjinit deri ne prill 1999 kur me Urdher te Shefit, tashme te ri, te SHP Agim Çeku transferohem ne ndihme ne br. 138 ne Koshare-Gjithnje si Oficer i Larte i SHP. Ne mbledhjet, brifingjet, e SHP merrnin pjese: Zv. Komandanti i SHP( si duket Komandant konsiderohej Azem Syla qe ishte ne Tirane) Shefi i SHP, ishte Bislim Zyrapi i cili perfaqesonte edhe Drejtorine Operative, Drejtoret e Drejtorive te Shtabit ,Komandantet e Zonave Operative dhe Kryetari i Gjykates Ushtarake qe ishte Sokol Dobruna. Te tjeret nuk merrnim pjese ne mbledhje. Ne kete rast po i ceku vetem dy raste kur deshmohet ne praktike dhe para faktorit Nderkombetar qe kemi pase SHTAB dhe subordinim, vi vertikale te komandimit, nga SHP deri te njesiti- ushtari i fundit dhe ate: 1. Ne dhjetor te vitit 1998 ZO e Shales i zene te gjalle tet ushtar te armikut nderesa lirimi i tyre eshte bere me ndermjetesimin e vezhguesve Nderkombtar dhe Zyres Amerikane ne bisedime me perfaqesues te SHP ne Dragobil dhe Likovc 2. Ne bisedimet Nderkombtare ne Rambuje ne emer te UÇK-s marrin pjese Drejtoria Politike,Hashim Thaqi Drejtor,Komandanti i SHP te UÇK-s Azem Syla dhe zv. Komandanti Jakup Krasniqi.Kryesues i Delegacionit Kosovar ishte vet Drejtori i Drejtorise Politike. Marveshja e Rambujese dhe e veçanta me NATO-n jane respektu nga e tere struktura ushtarake e UÇK-s ne teren. Ka pase tentim te komplotit ne nje mbledhje ne Likoc por eshte tejkalu. Kjo ishte nje pjese e te vertetes sime nga kendveshtrimi im duke qene tere kohen ne teren dhe ne strukture. Konsideroje qe e kam perfunduar me kaq”, ka shkruar Naim Maloku, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Maloku ka publikuar edhe detaje tjera nga lufta.

“Gjate tere kohes se luftes, mvaresisht dhe konform situatave te krijuara ne teren, ka pase edhe ristrukturime te njesive deri edhe ne nivel te SHP. Per nje muaj dy hete eshte ristrukturuar brigada ne Junik. Eshte strukturu me Sali Veselin komandant, eshte ristrukturu ZO e Dukagjinit shkon Sali Veseli vjen Aziz Hyseni komandant. Plagosemi une, Gani Shehu, Nimon Tofaj....bijne Bekimi, Eltoni, Bedriu....ngriten te tjere. Ne nentor 1998 Jakup Krasniqi ka qene zv Komandant i SHP, idene s e kam pase deri pas lufte dhe as qe me ka interesu se kush eshte Komandant. Sokol Bashota ka pase pergjegjesine e kontaktit, ne emer te SHP ,me perfaqesine Nderkombtare ne Dragobil dhe me vezhguesit Nderkombtar. Menjehere ne dhjetor kemi ristrukturim te SHP. Fatmir Limaj nga komandant br. 121 emrohet Drejtor i Drejtorise se Policise Ushtarake ne SHP. Po ne kete muaj kemi pase edhe ndryshime te vijave te pergjegjesise mes Zonave Operative. Pastaj Rexhep Selimi nga 10-tshi ,qe nuk e di se çdo te thonte, ne Inspektor te Pergjithshem dhe direkt edhe anetar i ngushte i SHP. Ne prill 1999 me ardhjen e Agim Çekut ne poziten e Shefit te SHP peson ristrukturim i tere SHP dhe Zona Operativee Pashtrikut. Keto jane vetem disa te dhena qe une i di dhe i mbaje mend”, ka qenë njëri nga komentet e ushtarakut Naim Maloku në debatin me Ibrahim Kelmendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat