Bashkëshortja e Komandant Drinit rrëfen takimin me Sami Lushtakun: Ja çfarë më tha për Veselin dhe vrasjen e Ekremit

Aktuale

Bashkëshortja e Komandant Drinit rrëfen takimin me Sami Lushtakun: Ja çfarë më tha për Veselin dhe vrasjen e Ekremit

Nga: P.R Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Komandant Drini

Faqja në facebook, Ekrem Rexha Komandant Drini ka postuar një pjesë të një shkrimi i cili ishte publikuar në gazetën “Bota sot” më 22 gusht të vitit 2001.

Në shkrim, bashkëshortja e Ekrem Rexhës kishte treguar se çfarë i kishte thënë Sami Lushtaku pas vrasjes së Ekrem Rexhës.

“Bashkëshortja e Ekrem Rexhës, zonja Hajrie, thotë se dy apo tri ditë pas përvjetorit të vrasjes së Ekremit, pas publikimit të lajmit për arrestimin e S. Veselit dhe dy të tjerëve, në shtëpinë tonë ka ardhur ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së zoti Sami Lushtaku, i cili na tha se nuk duhet besuar KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut se në vrasjen e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit” ka dorë S. Veseli. Unë ju garantoj se S. Veseli nuk është i implikuar në vrasjen e “Drinit”. Ne TMK-ja, do të ndriçojmë vrasjen e “Drinit” dhe do t’i gjejmë vrasësit”, thuhet në postimin e bërë nga faqja Ekrem Rexha Komandant Drini, shkruan “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Bashkëshortja e Ekrem Rexhës, zonja Hajrie, thotë se dy apo tri ditë pas përvjetorit të vrasjes së Ekremit, pas publikimit të lajmit për arrestimin e S. Veselit dhe dy të tjerëve, në shtëpinë tonë ka ardhur ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së zoti Sami Lushtaku, i cili na tha se nuk duhet besuar KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut se në vrasjen e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit” ka dorë S. Veseli. Unë ju garantoj se S. Veseli nuk është i implikuar në vrasjen e “Drinit”. Ne TMK-ja, do të ndriçojmë vrasjen e “Drinit” dhe do t’i gjejmë vrasësit.

Sami Lushtakut iu përgjigja se “ju mund të garantoni vetëm për vetën tuaj ejo për të tjerët. Ne si familje nuk akuzojmë askënd e as S. Veselin, por edhe nuk mund të arsyetojmë askënd e as S. Veselin, por edhe nuk mund ta arsyetojmë askënd. Edhe djali im sikur të jet doras unë e dënoj. Për të mbetur e pastër kjo punë, TMK-ja dhe institucionet tjera duhet të angazhohen dhe ta gjejnë vrasësin

#Gazeta

22 gusht 2001 /

Rrahman Rexhaj - Bota sot / fq.8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat