E “zbulon” deputeti Bajqinovci: Ja kur arrihet koalicioni LDK-PDK

Aktuale

E “zbulon” deputeti Bajqinovci: Ja kur arrihet koalicioni LDK-PDK

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 20:56
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook ka treguar se kur do të arrihet koalicioni LDK-PDK në nivel qendror.

Sipas tij, menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës do të bëhet ky koalicion.

“Koalicioni në nivelin qendror mes LDK-së dhe PDK-së do të kristalizohet menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook, transmeton “Bota sot”.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e ka mohuar një koalicion me PDK-në, përkundrazi ka bërë thirrje që ata të bashkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat