Osmani përkujton 19 personat që vdiqën sot nga Covid-19, ngushëllon familjet e tyre

Aktuale

Osmani përkujton 19 personat që vdiqën sot nga Covid-19, ngushëllon familjet e tyre

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:14
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në twitter, ka përkujtuar 19 personat që vdiqën sot nga Covid-19.

Osmani gjithashtu ngushëlloi edhe familjet e të tyre.

Tutje, kujtoi se virusi është i rrezikshëm dhe i pranishëm mes nesh. Ajo gjithashtu tha se ne e njohim sjelljen e virusit, andaj bëri thirrje ta rregullojmë sjelljen tonë në mënyrë që të mbrohemi nga virusi.

Postimi i plotë

“Sot, vendi ynë arriti një kulm tjetër të tmerrshëm. Sot, 19 familje u thanë lamtumirën e tyre të afërmve të tyre që humbëm në betejën kundër COVID19. Virusi është i rrezikshëm, i shpejtë dhe i përhapur. Ne e njohim sjelljen e tij, por le ta rregullojmë tonën për të mbrojtur më të dashurit tanë”, shkroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat