Avokatët e Sali Mustafës kërkojnë të mbrohet në liri, Zyra e Prokurorit kërkon zgjatjen e paraburgimit

Aktuale

Avokatët e Sali Mustafës kërkojnë të mbrohet në liri, Zyra e Prokurorit kërkon zgjatjen e paraburgimit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Sali Mustafa

Prokurorët kërkojnë zgjatje të paraburgimit për Sali Mustafën, avokatët kërkojnë të mbrohet në liri.

Janë bërë gati dy muaj që kur Sali Mustafa është në paraburgim.

Ai është paraqitur para gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë.

E deri sa gjykimi nuk ka filluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar po kërkon që Mustafa të mbahet në paraburgim.

Prokuroret konsiderojnë se Sali Mustafa mund të arratiset.

Sipas prokurorëve të specializuar, Sali Mustafa e di se mund të dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Ndërsa, prokuroria në kërkesën e parashtruar aludon se Sali Mustafa mund të ketë vrarë serb me 14 qershor të viti 1999.

Ndërkohë, mbrojtja e Sali Mustafës ka kërkuar që ai të lirohet nga paraburgimi dhe për garanci ai do të dorëzojë pasaportën. Sipas mbrojtjes i akuzuar do të qëndroj në shtëpi me familjen e tij.

Gjykata duhet të vendos më së largu deri me 23 nëntor për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat