Ish luftëtari i UÇK-së, nga Batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë të ardhur SHBA, Uk Lushi përmes një video të postuar në facebook, kujtoi momentet e vështira gjatë luftës në Kosovë.
Në videon e publikuar të Lushit, shihen qindëra-mijëra persona duke ikur, disa qindra të tjerë shkonin drejt parzmoreve të ushtarëve serbo-jugosllav.
"Historia nuk mund ndryshohet. Të gjithë kemi histori. Pa pranim të historisë nuk ka të ardhme", shkroi Lushi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Kur me qindëra-mijëra iknin, disa qindra shkonim drejt parzmoreve të ushtarëve serbo-jugosllav.
Historia nuk mund ndryshohet. Të gjithë kemi histori. Pa pranim të historisë nuk ka të ardhme.
Nuk e dija që ekzistonte, sepse nuk është dalë për 21 vite, por sonte ma dërgoi dikush me këtë mesazh:
LIRIA KA EMËR DHE ATA QË E HARROJNË APO NUK E RESPEKTOJNË HISTORINË RREZIKOJNË T’U PËRSËRITET HISTORIA SI TRAGJEDI.
#LiriaKaEmer
#FreedomHasAName