PDK kërkon të zbatohet vendimi që liron nga pagesa qytetarët të cilët shfrytëzojnë trafikun urban

Aktuale

PDK kërkon të zbatohet vendimi që liron nga pagesa qytetarët të cilët shfrytëzojnë trafikun urban

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:35
PDK

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, përmes një konference për medie ka kërkuar që të nisë zbatimi i vendimit për lirim nga pagesa për qytetarët që shfrytëzojnë Trafikun Urban.

Asamblisti i PDK’së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, tha se propozimi i partisë së tij është vendim nga 11 nëntori, pasi u votua nga shumica e asambleistëve.

Ndërkaq, theksoi se kryetari Shpend Ahmeti e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal.

“Qytetarët sot më shumë se kurrë kanë nevojën për ndihmë, komuna ka të shpenzuar vetëm 60% të buxheti komunal, dhe kjo është një arsye që të zbatohet ky vendim”, tha Retkoceri.
Derisa, nënkryetari i PDK’së në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se shfrytëzimi i trafikut urban do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.

“Gjatë viteve të kaluara Prishtina është renditur vendi më i ndotur, këtë vit gjenda është më e rëndë për shkak të pandemisë pasi personat me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar. Në fillim të këtij muaji propozuam transport falas kjo vlen për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Musliu.

Ndërkohë, propozimin e PDK’së e kanë mbështetur dhe miratuar edhe asamblistët tjerë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me 22 vota për, 7 kundër dhe një abstenim.

Sipas këtij propozimi, qytetarët do të udhëtojnë pa pagesë deri në muajin mars të këtij viti.
Kjo sipas PDK’së po bëhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat