Policia jep detaje pas gjetjes së 28 vjeçarit nga Malisheva

Aktuale

Policia jep detaje pas gjetjes së 28 vjeçarit nga Malisheva

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:47
Foto

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës i cili ishte raportuar i zhdukur dje, është gjendur i gjallë në fshatin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Gjakovë,  Lumni Graishta.

“Viktima është gjete në afërsi të fshatit nga familjarët e tij. I është dhënë ndihma në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe pastaj është përcjell për në QKUK”.

“Nuk ka lëndime të dukshme por për shkak të gjendjes së tij emocionale është preferuar nga mjekët që të përcjellët për në QKUK”, deklaroi Graishta.

“Policia po vazhdon të kryej veprimet e veta, për procedurat tjera sapo të jetë i gatshëm për deklarim personi në fjalë do të intervistohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat