Sa janë të pasur Nexhmi Rudari e Shpejtim Bulliqi?

Aktuale

Sa janë të pasur Nexhmi Rudari e Shpejtim Bulliqi?

Nga: H.O. Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Nexhmi Rudari e Shpejtim Bulliqi

Nexhmi Rudari, nënkryetari i komunës së Podujevës, i cili është kandidat për kryetar vendi në këtë komunë, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se posedon shtëpi, tokë dhe mal në vlerën 105 mijë euro. Ndërkaq tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se ka një veturë Passat në vlerën 3.500 euro.

6.700 euro janë paratë e kursyera nga ai në bankë, derisa nuk ka deklaruar borxhe. Rreth 12 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore nga paga si nënkryetar dhe honoraret nga kolegji Globus.

Ndërkaq kandidati tjetër, Shpejtim Bulliqi kishte deklaruar pasurinë e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme 111 mijë euro duke përfshirë shtëpi, tokë dhe banesë.

Nga pasuria e paluajtshme ka deklaruar dy vetura, një Golf V dhe një Ford të dy në vlerën 11 mijë euro.

43 mijë euro janë kursimet e tij bankare ndërsa 5 mijë euro janë borxhe si huazim.

Paga e tij vjetore është në vlerën 14 mijë euro, ndërsa mbi 2 mijë euro janë honorare dhe kompenzime. Ndërkaq 380 euro është paga e bashkëshortes së tij që punon në QKMF në Podujevë./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat