Haraqija: 1999-2000 kam ecë me pancir se kanë gjujtë me m’vra, nana e gruja tanë natën t’u kajt

Aktuale

Haraqija: 1999-2000 kam ecë me pancir se kanë gjujtë me m’vra, nana e gruja tanë natën t’u kajt

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:11
Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, u është përgjigjur ashpër akuzave se anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur dëshmi kundër UÇK-së. Haraqija thotë se vetë ai në vitin 1999 është ndjekur për t’u vrarë nga Serbia.

Astrit Haraqija ka thënë se nëse del se një komision i krijuar në organe të LDK-së ka mbledhur dëshmi kundër UÇK-së ai del dhe e “djeg veten” në shesh të Prishtinës.

“Që del një komision që ka formu kryesia ose këshilli me presidentin Rugova që kanë fillu për dëmet e luftës për shtëpiat e djegura dhe për njerëzit e humbur kur kanë dalë ky grupi i miqve tu baci Jakup e këta prej Kuvendit, që del një komision që LDK-ja e ka bo një dosje për LDK-në, Astrit Haraqija del publikisht e kalli vetën te sheshi Nënë Tereza”, shtoi Haraqija, duke thënë se nuk flet për emra të përveçëm në këtë subjekt, por për organet e partisë.

Madje, ish-ministri shton se vetë ka qenë i kërcënuar dhe është ndjekur për t’u vrarë në vitet 1999-2000.

“LDK-në se qetu na keni pru shpirtin. Astrit Haraqija 1999-2000 me pancir u shku në shpi, gruja jem e nana jem gjithë natën tu kajt, më kanë shkel me motor më kanë gjujt me më vra, po kurrë nuk mu ka ndi zani, na kemi dashtë shtet edhe jemi për shtet. Serbia më ka gjujtë”, tha tutje ai.

Kjo deklaratë e Haraqisë vjen pasi që ish-deputeti Milaim Zeka ka përmendur disa deputetë të PDK-së që kanë deklaruar se nga LDK-ja është punuar kundër UÇK-së, duke mbledhur informacione të ndryshme që janë dorëzuar në administratë.

“Krahu i luftës ka edhe në foltore po edhe në media deputetë të PDK-së, Ganimete Musliu para 5-6 ditëve po edhe Bekim Haxhiu kanë thënë që komisionet e ngritura nga degët e LDK-së kanë grumbulluar dëshmi që i kanë dorëzuar në administratën. Edhe Glauku. Prap po e citoj Ganimetën”, kishte deklaruar Zeka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat