Deputetët e VV-së, PDK-së e AAK lënë inatet politike, bëhen bashkë për një kauzë

Aktuale

Deputetët e VV-së, PDK-së e AAK lënë inatet politike, bëhen bashkë për një kauzë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:45
Rasim Selmanaj, Bajrush Xhemajli dhe Liburn Aliu

Deputeti i kuvendit të Kosovës Rasim Selmanaj ka shpërndarë një fotografi me dy miqtë e tij nga opozita. Bëhet fjalë për Bajrush Xhemajlin deputetin e PDK-së, dhe atë të Vetëvendosjes Liburn Aliu.

Ai ka treguar se e kaluar jo fort e largët i lidh këta të tre, të cilët ishin bashkë nëpër burgjet serbe.

Selmanaj ka thënë se sa herë që bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe sakrificës së popullit, ata gjithmonë do të jenë bashkë.

Postimi i tij:

Me Bajrush Xhemajlin dhe Liburn Aliun ishim bashkë nëpër kazamatet e Serbisë...

Kur bëhët fjalë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe sakrificës së popullit tonë ne gjithmonë do të jemi bashkë!

RS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat