Kurti: Interpretimet muzikore të Ismet Pejës ruanin pjesë të rrënjeve tona

Aktuale

Kurti: Interpretimet muzikore të Ismet Pejës ruanin pjesë të rrënjeve tona

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:59
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ismet Pejës, për ndarjen e tij nga jeta.

Kurti përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se interpremtimet muzikore të Ismet Pejës ruanin pjesë të rrënjeve tona.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Në moshën tetëdhjetë e tre vjeçare qenka shuar sot mjeshtri gjakovar i muzikës popullore, Ismet Peja.

Bir i një këngëtari, Ismet Peja e ngriti në nivel të lartë, me talentin e tij, traditën qytetare të këngës në Gjakovë, duke kontribuar edhe vetë, me këngë të reja në traditën e vjetër. Interpretimet e tij muzikore ishin të rëndësishme, ruanin pjesë të rrënjëve tona, na kujtonin lidhjet e ngushta të Gjakovës, jo vetëm me Prizrenin e Pejën, por edhe me Beratin, Elbasanin e Shkodrën, kontribuonin në ndërtimin e vazhdueshëm të bashkësisë sonë kombëtare, ndërtim i cili kurrë nuk ndalet.

Dëshiroj të ngushëlloj familjarët e Ismet Pejës, shokët e kolegët e tij të Shoqërisë Muzikore “Hajdar Dushi”, si dhe gjerësisht muzikantët dhe adhuruesit e muzikës popullore shqiptare për humbjen e këtij fisniku të madh të këngës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat