Ish-kolegë artistë, politikanë e miq mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit, këngëtarit Ismet Peja

Aktuale

Ish-kolegë artistë, politikanë e miq mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit, këngëtarit Ismet Peja

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Foto

Në varrezat e qytetit në Gjakovë ka filluar ceremonia e varrimit të këngëtarit Ismet Peja.

Në këtë ceremoni po merr pjesë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-kolegë të artistit, politikanë, miq, dashamir e qytetarë të cilët erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit doajenit të muzikës popullore.

Para kësaj, qytetarët bënë homazhe para arkivolit të Ismet Pejës, tek varrezat e qytetit të Gjakovës.

Image

Kujtojmë, se Ismet Peja ka qenë dhe so ë mbetet perlë e estradës shqiptare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat