Ambasadori Cufaj: Aspirata për t’u anëtarësuar në NATO, mund të realizohet

Aktuale

Ambasadori Cufaj: Aspirata për t’u anëtarësuar në NATO, mund të realizohet

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Beqë Cufaj

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, i shoqëruar nga atasheu ushtarak i FSK-së në Gjermani, kolonel Xhavit Sadriaj, sot pritën tre oficerët e rinj nga Kosova: nëntogerët Albestrim Rexhepin, Nuhi Pronajn dhe Rinor Hamitin, të cilët me sukses kanë kryer shkollimin e tyre pranë Bundesëehrit në Gjermani.

Ambasadori Cufaj me këtë rast përgëzoi oficerët e rinj të Ushtrisë së Kosovës, të cilët nga data 12 dhjetor e këtij viti do t’i bashkëngjiten FSK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Bundesëehrit, duke potencuar që aspirata e Ushtrisë sonë për t’u anëtarësuar në NATO mund dhe duhet të realizohet pikërisht përmes bashkëpunimit të tillë.

“Gjermania kishte kaluar rezonin politik dhe ushtarak qysh në vitin 1999, kur hyri në luftën e Kosovës edhe pse politika e saj ishte për mosbërje të luftës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Prej qershorit të vitit 1999 e deri më sot në Kosovë kanë qëndruar më shumë se 120.000 ushtarë dhe oficerë gjermanë, të cilët kanë ruajtur paqen, por edhe kanë trajnuar e përgatitur ushtrinë e re të Kosovës”, tha ai.

Bashkëpunimi me Bundeswehrin është i pashmangshëm, pasi Ushtria e Kosovës është pashmangshëm e përcaktuar për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike”, tha ambasadori Cufaj para oficerëve të rinj të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat