Hoxhaj në takim virtual me Kosnett: Kosova është falënderuese për përkrahjen e SHBA-ve

Aktuale

Hoxhaj në takim virtual me Kosnett: Kosova është falënderuese për përkrahjen e SHBA-ve

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:18
Enver Hoxhaj,

Sot, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë urgjencën e përballjes me pandeminë dhe menaxhimin e ekonomisë.

Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.

“PDK si parti opozitare dhe si parti shtetformuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik.

Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat