Këshilltari i kryeministrit Hoti kujton Xhemajl Mustafën: Me Xhemën shpesh njerëzit na ngatërronin për shkak të dukjes së ngjashme fizike

Aktuale

Këshilltari i kryeministrit Hoti kujton Xhemajl Mustafën: Me Xhemën shpesh njerëzit na ngatërronin për shkak të dukjes së ngjashme fizike

Nga: N. H Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Alush Gashi dhe Xhemajl Mustafa

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtar i LDK-së, Alush Gashi, njëherit edhe këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, ka kujtuar publicistin Xhemajl Mustafa, i vrarë dy dekada më parë.

Gashi thotë se me zyrtarin vrarë e lartë të LDK-së shpesh njerëzit i ngatërronin për shkak të dukjes së ngjashme fizike.

Madje, në këtë postim në Facebook, ai tregon edhe dy ngjarje interesante.

Kujtojmë se janë bërë 20 vjet që nga vrasja e intelektualit, Xhemajl Mustafa, dhe që ende nuk është zbuluar.

Ja shkrimi i tij:

E kujtoj me mall mikun tim, Xhemajl Mustafa, i cili u vra pas luftës, në kohë paqeje, paqen për të cilën ai punoi shumë.

Me Xhemën shpesh njerëzit na ngatërronin për shkak të dukjes së ngjashme fizike.

Një ndër herëve të fundit kur jemi takuar, me tregoi se si gjatë fushatës në Mitrovicë, e kishte ndal njeri në rrugë dhe e kishte përshëndet me emër timin, koincidenca ishte se e njëjta gjë më kishte ndodhur në Rahovec po ato dite ku një simpatizant më përshëndeti me emrin Xhemajl Mustafa.

Ndjese të pastë shpirti, miku im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat