“Gjykata Speciale urdhërdhënësit e vrasjeve politike i ka atje”, ish-truproja i Rugovës tregon çfarë tha Presidenti te varri i Mustafës

Aktuale

“Gjykata Speciale urdhërdhënësit e vrasjeve politike i ka atje”, ish-truproja i Rugovës tregon çfarë tha Presidenti te varri i Mustafës

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Rugova

Ish-truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Esat Geci, ka folur në 20 vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës.

Geci përmes një postimi në Facebook, beson që urdhërdhënësit e vrasjeve politike janë në Gjykatë Speciale.

Ai tregon se çfarë tha presidenti Rugova në vizitën e tij pranë varrit të Mustafës.

“Ata që vranë Xhemen do ti mallkoj Zoti, të ngresh dorë mbi Xhemail Mustafën është sikur të ngresh dorë mbi popullin e Kosovës”, ka thënë Rugova, citon Geci fjalët e tij, derisa shton se me lot në sy pastaj Presidenti u largua...

Shkrimi i Esat Gecit:

Sot, njëzet vite nga vrasja e Xhemail Mustafës familjarët, miqtë dhe njerëzit që punuan me Xhemail Mustafen kërkojnë drejtësi,që urdhërdhënësit të marrin dënimin e merituat.

Shpresojmë që mbas njëzet viteve, Gjykata Speciale të zbardh vrasjen e Xhemail Mustafës dhe të gjithë të vrarët e pas luftës.

Liria ka emër, e ai emër është Xhemail Mustafa, është shpresa e fundit që Gjykata Speciale ti zbardh vrasjet e pas luftës.

Gjykata Speciale besoj që urdhërdhënësit e vrasjeve politike i ka atje, dhe shpresojmë që pas njëzet viteve urdhërdhënësit të marrin dënimin e merituar.

Kjo ditë, është dita ma e errët e Kosovës, se pas luftës sepse e vranë njeriun që punoj me dekada për ne.

Me kujtohet dita kur shkuam me Presidentin Rugova pranë varrit te Xhemail Mustafës dhe po sa dolëm nga vetura, shkalla e sigurisë e Presidentit Rugova ishe shumë e lart, dhe kur na pa me armë të gjata në dorë u drejtua, çka ka ndodh kështu, ne i thamë për shkak të sigurisë, ai mendoj pak dhe na u drejtua i mërzitshëm e na tha: "nuk dua më kështu t'ju shoh, sepse jeta ime është e barabartë me të Xhemail Mustafës".

Po sa u përulem para varrit të Xhemail Mustafës, Presidenti Rugova tha, Kosovës iu vra e tashmja dhe e ardhmja e këtij populli, ata që vranë Xhemen do ti mallkoj Zoti, të ngresh dorë mbi Xhemail Mustafën është sikur të ngresh dorë mbi popullin e Kosovës, dhe me lot në sy Presidenti Rugova hyri në veturën e tij dhe u nisëm për Prishtinë.

Andaj në këtë njëzet vjetor të vrasjes së Xhemail Mustafës shpresojmë që urdhërdhënësit të marrin dënimin e merituar.

Zoti e bekoftë Xhemail Mustafën!

Zoti i bekoftë të vrarët e pas luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat